GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Festimet e 28-29 Nëntorit, Lubonja: Ditë hipokrizie për politikanët

21:14 - 29/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Lubonja: Demokratët mos bëjnë luftë civile, gjykatat i urdhëron Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë, ditë të hipokrizisë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’, Lubonja tha se politikanët në këto data të shënuara mundohen që të identifikojnë veten si Skënderbeu.

“E quaj këtë ditë si ditë të hipokrizisë. Bëjmë sikur flasin për atdheun, e duam atë, sikur në këtë ditë ne tregojmë gjithë dashurinë tonë, ndërkohë që 356 ditë të tjera e shkatërrojmë atdheun. Sot është dita kur dalin ata që na përfaqësojnë, që dalin dhe identifikohen me atdheun. Enver Hoxha qante kur dëgjonte atë; Për ty atdhe. E identifikonte veten si Atdheu ai. Dhe këta e identifikojnë veten si Skënderbeu. Gjersa ikin njerëzit nga atdheu, atëherë për çfarë bëhet fjalë. Është një hipokrizi e madhe që shkojnë atje. Shumë të tjerë thonë; jam pushim, dhe do dalim në restorant që të relaksohemi. Sjellin dhe Dua Lipën që të kërcejnë njerëzit. Koncerte bënte dhe Enveri. Pare me cikun do populli.

Këta japin dhe cirk herë pas here. Ne që vijmë këtu dhe që kemi detyrë që ta shohim pak më ftohtë, them se Atdheu, atje ku jam mirë, atje është atdheu. Nga një herë më vjen të them më mirë mos të lindte Shqipëria fare se sa të udhëheqje nga vetja. Në kohën e Enverit i këndohej atdheut, një burg i madh. Tani në këto 30 vite është vazhdimësi e asaj fryme. Ka ndryshim, por varet se çfarë ndryshimi. Disa thonë; Porti i Durrësit është diçka e mirë, apo inceneratorët (qesh), por e kam të vështirë që të gjejë diçka të mirë. Nga një izolim i tmerrshëm, është kthyer në një udhëkryq kalimtarësh, si Fushë-Kruja, si udhëkalim. Kështu duan ta kthejnë këta kur thonë; do sjellim bangladeshas”, Lubonja.

Mes të tjerash, Lubonja analizoi dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe të dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Sipas tij, Shqipëria në këtë situatë politike ku ndodhet duhet të marrë shembull nga Kosova.

“Kam shpresuar shumë për Kurtin. Isha në Kosovë. Duke e parë Prishtinën, ndjesia që pata unë është se është një vend më normal, më njerëz. Gjithë këto monstra që po ngremë ne, kanë nisur dhe atje, por ka më shumë hapësira. Këtu injoranca, nga Ilirët kanë kaluar në Pellazgë, kërkojnë rrënjët pellazgjike, që; ‘ne kemi krijuar botën’. Kosova ka më shumë kulturë. Gati më erdhi mendimi se këtu dikur ka qenë Shqipëria pikë referimi për kosovarët.

Por sot, nëse do të mund të kishte Shqipëria një shpresë që të normalizohej, duhet të merrnim Kosovën si pikë referimi. Kosova ka një frymë kulture më të madhe, atje dhe pedagogët paguhen më shumë. Kosova në aspektin ekonomik, ka probleme dhe oligarkë ka. Një biznesmen kosovar më tha; ‘kam lëvizur, por aty në Shqipëri flitet për gjera kriminale që lakohen si biznes normal’. Ndaj në këtë aspekt Kosova ka një ndjeshmëri më të madhe.

Albin Kurti më ka zhgënjyer pak, sepse nëse atje do të bëhej një qeverisje antikapje, akoma se shikoj se po ndodh kjo gjë. Këto miqësitë me Ramën s’më bindin. Kur erdhi herën e parë, foli për portin e njomë, hekurudhat, atdheun. Marrëveshjet e lidhura mes dy vendeve janë hipokrizi. Kurti duhet të ndërtojë një model tjetër nga ky i joni, që njerëzit të korrigjojnë veten. Ky kërkon të jetë babai i gjithë shqiptarëve (Rama). Kurti kërkon të jetë aty, dhe ka aspirata që të jetë përbashkuesi i shqiptarëve, por është njeri më normal që nuk deliron”, theksoi analisti.

Po ashtu Lubonja e cilësoi një falsitet fjalimin e Ramës para euroeputetëve në Bruksel, ku mbrojti me tone të ashpra ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Fjalimi i Ramës para europarlamentarëve ishte një sikifo e madhe. Mori dhe të atin e Hashim Thaçit dhe akuzoi Europën. Për mua mbetet e dyshimtë. E kam një hipotezë që nuk është çudi e madhe që ta them, por që ky të ketë mall për Thaçin, harroje. Këtu ka një projket, që i duhet Hashim Thaçi se ndoshta me Kurtin ka ngelur. A e nxjerr dot Thaçin nga burgu Edi Rama, më duket e vështrië. Fakti ëq nuk është kosistent, që s’bën dot asgjë, dikush thotë se ka një kompekst. Dikush thotë se është ai projekti që ka pasur me Vuçiçin, se i duhet Hashimi, se mund ta bëjën atë projektin për ndarjen e Kosovës. Këto janë hipoteza”, pohoi Lubonja.

Duke u ndalur te protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga Partia Demokratike, Lubonja pohoi se: Moslejimi i protestës është pretekst për t’i penguar. Nuk ka rrezik që të ndodhi trazira. Mendoj se protesta duhet të kishte një mesazh që t’u tregohet se ata, BE ose ambasadat po mbështesin një regjim. Duhet patjetër që politika t’ia vërë në dukje BE-së këtë gjë. Edhe kjo Samit ëashing është kjo, i shpëlahet fytyra Ramës. Ça ‘Rroftë Europa!’! Kjo Europë po mban këtë regjim kështu.

Etiketa: FESTIMEThipokriziaLubonja

Lajme të lidhura

Tur diplomatik në Shqipëri: Ivanka Trump kalon nga Vlora në Tiranë me me makinën e ambasadores së SHBA-së
Breaking Views

Tur diplomatik në Shqipëri: Ivanka Trump kalon nga Vlora në Tiranë me me makinën e ambasadores së SHBA-së

18:54 - 22/01/26
Tensione në GJKKO, gjyqi ndaj Ilir Metës kalon për një tjetër datë
Breaking Views

Tensione në GJKKO, gjyqi ndaj Ilir Metës kalon për një tjetër datë

18:32 - 22/01/26
Berisha publikon mesazhe tronditëse në Kuvend: “Krimi kërkonte lista deputetësh, Taulant Balla i garantonte votat”
Aktualitet

Berisha publikon mesazhe tronditëse në Kuvend: “Krimi kërkonte lista deputetësh, Taulant Balla i garantonte votat”

18:15 - 22/01/26
Para
Shteti fqinj “shkundet” nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tur diplomatik në Shqipëri: Ivanka Trump kalon nga Vlora në Tiranë me me makinën e ambasadores së SHBA-së
Breaking Views

Tur diplomatik në Shqipëri: Ivanka Trump kalon nga Vlora në Tiranë me me makinën e ambasadores së SHBA-së

18:54 - 22/01/26

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka vijuar turin në Shqipëri. Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, Ivanka Trump,...

Lexo më shumë
Tensione në GJKKO, gjyqi ndaj Ilir Metës kalon për një tjetër datë

Tensione në GJKKO, gjyqi ndaj Ilir Metës kalon për një tjetër datë

18:32 - 22/01/26
Berisha publikon mesazhe tronditëse në Kuvend: “Krimi kërkonte lista deputetësh, Taulant Balla i garantonte votat”

Berisha publikon mesazhe tronditëse në Kuvend: “Krimi kërkonte lista deputetësh, Taulant Balla i garantonte votat”

18:15 - 22/01/26
Firmosja e Bordit të Paqes në Davos, Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt!

Firmosja e Bordit të Paqes në Davos, Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt!

17:59 - 22/01/26
Arrestohen tre persona konfiskohen mbi 80 kilogramë drogë në Kosovë

Arrestohen tre persona konfiskohen mbi 80 kilogramë drogë në Kosovë

17:45 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com