Federata Qipriote e Futbollit festoi të martën e 5 nëntorit 90-vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor u kremtua me një mbrëmje festive të organizuar në kryeqytetin e Qipros, ku u mblodhën shumë personalitete të shquar të futbollit nga Europa dhe bota.
Në këtë ceremoni festive mori pjesë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili uroi federatën qipriote për këtë jubile të rëndësishëm. Ai përgëzoi përkushtimin dhe punën e bërë për zhvillimin e futbollit në Qipro, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes federatave për të avancuar futbollin në të gjithë rajonin.
Kjo ngjarje shënoi një moment të veçantë në historinë e futbollit qipriot, duke reflektuar sukseset dhe sfidat përgjatë këtyre 90 viteve.
Discussion about this post