GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fevziu për “boom”-in turistik: Sezon i ngarkuar, kemi probleme

21:36 - 18/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fevziu për “boom”-in turistik: Sezon i ngarkuar, kemi probleme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozurit” të Ylli Rakipit, në MCN Tv, ndau me publikun përvojën e kësaj vere turistike si dhe nënvizoi të mirat dhe problemet që pati vendi gjatë sezonit turistik. Sipas tij Shqipëria ka disa avantazhe natyrore krahasuar me shumë vende të tjera të botë, ka përfituar nga çmimet e lira, kuzhina e mirë dhe mikpritja. Por, sipas tij, vendi ka probleme infrastrukturore që nuk i kanë as vende të botës së tretë, siç është transporti publik dhe shërbim jo të mirë në strukturat e mëdha hoteliere.

Biseda në studio

Fevziu: Ky ka qenë  një sezon i ngarkuar turistik. Shifra ne nuk kemi, por të gjithë biem dakord që ky ka qenë një sezon jashtë parashikimeve tona.

Rakipi: Ju jeni një person që e keni promovuar shumë turizmin. Pse po vijnë kaq shumë njerëz?

Fevziu: Unë nuk jam ekspert, por po të jap një përgjigje që vjen nga analiza ime personale. Janë disa faktorë. I pari dhe kryesor është që Shqipëria është një vend shumë i bukur, divers dhe me destinacione shumë të afërta. Meqë kam udhëtuar në pothuajse 143 vende të botës, është shumë e vështirë që të gjesh një vend ku malin e ke 15-20 minuta nga deti, ku ke edhe bregdet ranor, edhe me gurë, edhe fusha edhe male. Pra bukuria e vendit është e para.

E dyta është cilësia e ushqimit që nënvizohet nga të gjithë të huajt, e përbërësve të ushqimit, jo ndonjë sofistikim i madh.

Problemi i tretë është mikpritja, pra shqiptarët që kur një i huaj i pyet për rrugën, lë çdo punë dhe i tregon turistit rrugën. Kjo nuk ndodh më në asnjë vend të Perëndimit.

Dhe e fundit dhe më kryesorja, pas vitit 2020 Evropa ka një rritje të frikshme të çmimeve të hoteleve dhe shërbimeve. Shqipëria i ka çmimet rreth 50 për qind më të lira se Gjermania, që nuk është vend i shtrenjtë, si Zvicra, Italia, Spanja. Çmimet kanë qenë jetike për Shqipërinë. Por Shqipëria nuk ka qenë e përgatitur dhe ka probleme që as një vend i botës së tretë nuk i ka. Një turist që vjen vetëm nuk e di se si do niset në jug të vendit, apo veri, me çfarë shkohet, ku niset autobuzi, në çfarë orari. Nuk ka trena. Kaosi që ne kemi, sidomos në transportin urban është një kosto e madhe për vendin.

Pjesa më e madhe e turistëve, është ajo e turistëve të lirë që kanë ikur nga rritja e çmimeve në vendet e tjera evropiane të Mesdheut.

Rakipi: Çfarë i mungon Shqipërisë?

Fevziu: Ne na gjeti të papërgatitur ky fluks vere. Shqipëria ka një turizëm të mirë te bujtinat familjare. Fatkeqësia e Shqipërisë është shërbimi në strukturat e mëdha turistike dhe nëse do vijë ky bum turistik ti nuk e përballon me bujtina me 4 dhoma.

Etiketa: frevziu

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Tanket ukrainase shkatërrojnë mjetet motorike të rusëve (VIDEO)

Tanket ukrainase shkatërrojnë mjetet motorike të rusëve (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com