GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fevziu: Rama mund të shkrijë çdo politikan, por me Veliajn e ka…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fevziu: Rama mund të shkrijë çdo politikan, por me Veliajn e ka…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se Erion Veliaj është një personazh i rëndësishëm politik në PS dhe që mund të jetë pasues nëse Edi Rama largohet nga skena politike.

Fevziu tha Veliaj është një personazh shumë i fortë politikisht dhe nuk mund të shmanget kollaj nga skena politike, sepse drejton bashkinë më të madhe në vend dhe me një pushtet të madh.

“Mos të duket çudi që nëse do të ketë një largim të Ramës, Veliaj do të vijë. Është një kandidaturë që e ka vënë atë që ne i themi “shishen e qumështit”. Veliaj në fund të 4-vjeçarit tjetër mbaron mandatit, kështu që duhet të gjejë një zgjidhje brenda PS-së.

Në 2027-ën, nëse PS-ja fiton zgjedhjet e vitit 2025, çfarë roli do të ketë Veliaj, PS-ja duhet të gjejë një kandidaturë për bashkinë e Tiranës, sepse kandidaturat fillojnë 2-3 vite përpara. Është përfolur kandidatura e Arbian Maznikut, që u tërhoq nga bashkia e Tiranës pikërisht për t’u përgatitur për një kryetar të mundshëm, nëse është kështu. Këto janë hamendje se ne nuk jemi në kokën e Ramës dhe ai nuk i diskuton me njeri. Nuk është çudi që ai ka tërhequr Gonxhen si kandidat të mundshëm për kryetar të bashkisë së Tiranës. Nuk është çudi që në këtë tre vjeçar ai të çojë edhe ndonjë kandidaturë tjetër.

Mendoj se Veliaj është shumë i fortë politikisht. Është kryetar i bashkisë së Tiranës më e madhja në vend, me shumë fonde, bashki me pushtet të madh rreth e rrotull, është një njeri që ka çarë brenda PS-së. Rama për momentin mund të shkrijë çdo politikan. Ai brenda PS-së është i gjithëpushtetshëm dhe kush përplaset me të brenda 24 orësh fshihet. Me Veliajn nuk është kaq kollaj se është kreu i bashkisë së Tiranës, nuk mund ta largojë dot nga bashkia. Mimimumi edhe 3 vjet ai do të vazhdojë të mbetet dhe Rama nuk ka pse hap një betejë surrealiste.”-u shpreh Blendi Fevziu.

Etiketa: FevziuRamaVeliaj

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Para
“Basha, zar politik, e morën si legen…”, analisti “shpërthen” në emision

"Basha, zar politik, e morën si legen...", analisti "shpërthen" në emision

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26

Në protestën studentore kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, policia nuk ka kursyer as gazetarët e huaj. Sipas Asociacionit të...

Lexo më shumë
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com