GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fidel Ylli dhe prag-afera e zezë me 5 milionë USD

20:54 - 05/02/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Fidel Ylli dhe prag-afera e zezë me 5 milionë USD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga pak eksponentët me tagër publik, por edhe me bonus politik në sport është Fidel Ylli. Njeriu që në krah të Erion Veliajt, së fundmi është shfaqur si marioneta e dytë karshi Armand Dukës. Pasi e përjashtoi nga e drejta për të votuar FSHF-në, një e drejtë që nuk të privohet as në Zimbabve, apo Burkina Faso, Ylli është rreshtuar në krah të komentatorit në ikje, dhe kryebashkiakut që po shikon që Belinda po afrohet drejt zyrave të tij. Por vijmë pak të flasim për fenomenin Fidel! Një personazh që në botën olimpike u imbarkua nga politika, dhe po nga politika shfrytëzoi momentin për t’i marrë taksapaguesve shqiptarë 5 milionë USD, për disa kampionate që ende nuk kanë nisur.

Fideli që është lëshuar si një silurë kimike javën e kaluar në mbështetje të Veliajt, (i cili është futur poshtë tavolinës dhe po hesht si një liliput pas ardhjes së Ceferin), së pari duhet të japë disa përgjigje, që lidhen me paratë:

  1. Kur është akorduar fondi prej 5 milionë USD për projektin e Ramës?
  2. Ku janë këto lekë dhe a ka një skemë të mirëfilltë se si do të përdoren?
  3. Këto para sipas një deklarimi publik të vetë Fidelit kanë që në dhjetor që janë në llogaritë e KOKSH. E kështu deri tani nuk janë ende në qarkullim. Pse nuk përdoren dhe kush e merr interesin e 5 milionë USD nga taksapaguesit për disa kampionate?
  4. Pyetja tradicionale që ende s’ka marrë përgjigje: Si do të ndahen këto para? Kush firmos, ku merren dhe kush do të paguhet?
  5. Kush është kontraktuar për blerjen e bazës materiale, a është bërë tenderim dhe a është bërë pagesa?
  6. Sa vetë do të paguhen në total me çfarë page, për sa kohë dhe a ka një kontratë reale?

Ka edhe shumë pyetje të tjera për Fidelin që nuk i del shpirti pa e parë Dukën të rrëzuar, por 5 milionë USD janë një kusht primar për të, për transparencë, e mbi të gjitha për të hedhur poshtë faktin që qarkullon; se lekët e fushatës në Vorë Fidelit iu kthyen mbrapsht nga ky fond. Deri tani nuk ka një komunikim. Nuk janë pak por 5 milionë USD, që do kalojnë nga KOKSH, në një kohë që i gjithë buxheti i federatave sportive për një vit, në total është 800 mijë euro. Pra, Rama i ka kaluar ish-deputetit të tij gati 6-fish fond për një gamë aktivitetesh, ku volejbolli nuk po ka trajnerë, dhe nuk ka ende një skedë të plotë për përdorimin e këtyre parave. Transparenca është zero, teksa akuza e Fidelit për FSHF është në nivele qesharake, të përhershme. Me pak fjalë: Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!

Në këtë prizëm Fideli në luftën e hapur me FSHF, dhe ende jo e mbyllur juridikisht, pasi duhet të shprehet Arbitrazhi për ankimimin e FSHF-së për Asamblenë e KOKSH, ka një çiban të madh: Ç’po bën me 5 milionë USD të taksapaguesve shqiptarë për ca kampionate koshi e rrjete që realisht, ato nuk i duhen askujt dhe nuk prodhojnë asgjë. Mungesa e transparencës provokon një fakt: Aty ka tendenca që do të futen duart fort. Në mos është bërë. Fideli ka detyrim primar të flasë. Në të kundërt, Bezhani e Bello që u bënë pis me llumin e vjedhjeve që gëluan dynjanë kanë dhe do të kenë të gjithë të drejtën e Zotit të kërkojnë shpagim moral. 5 milionë USD, sporti i merr buxhet për të gjitha federatat për 6 vjet. Fideli i mori për një vit. Tani duhet të thotë ç’do të bëjë. Sepse këto janë lekë për të cilat kërkon llogari KLSH e Shteti, ndryshe nga transparenca e parave të UEFA-s për FSHF që për atë përgjigjet auditi “Deloitte”.

Etiketa: aferadollareFidel Yllikryesore2milionezeze

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
 Rrëzimi i qeverisë në Malin e Zi, partitë politike: Kushte të reja për integrimin

 Rrëzimi i qeverisë në Malin e Zi, partitë politike: Kushte të reja për integrimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....

Lexo më shumë
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com