GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Fideli zbyth Lalin, Bashkia i pret ujin…

19:39 - 02/05/23
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Fideli zbyth Lalin, Bashkia i pret ujin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gallatë e madhe Brenda KOKSH. Këtë radhë protagonistë janë dy elementë dhe dy personazhe tepër karizmatikë. Presidenti i KOKSH dhe kryebashkiaku në garë e sipër për një tjetër mandat në Tiranë. Ka pak kohë që godina e KOKSH është tërësisht tanimë olimpike, në një kohë që deri dje ishte pjesë edhe e APR (Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit, agjensi që çuditërisht ka në posedim edhe sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”) e që sot nuk është më.

Ajo zonë andej i duket Lalit vërtetë si një ishull më vete, një pjesë të të cilit i mori vetëm briskun, ndërsa për tjetrën ka nisur veprime shumë pikante që në një farë mënyre kanë ndezur edhe pasionin e tërbuar të Fidelit president për olimpizmin.

Vetë Ylli kohë më parë, ka pickuar Ramën edhe në prezencë të Veliajt për të marrë të plotë godinën, e ku natyrisht, në një farë mënyre të hiqte atë pjesë që Lali nuk deshte, Agjencinë e Parqeve.

Rama mëse i bindur madje me tone të larta dhe të stilit të kulturuar Rama në të tilla situata i ka kërkuar Erionit ikjen e menjëhershme. Tonet kanë qenë shumë serioze, dhe shumë folklorike sa që kanë mbetur në memorien e kryebashkiakut në mënyrë që një ditë t’ia nxirrte Fidelit. Dhe kjo ditë erdhi. Asgjë nuk harrohet, ishte një ndër filmat që thonë që Erioni shihte shumë e vazhdon e shikon, dhe që në këtë rast e ka vënë në jetë duke krijuar një histori brilante.

Befas të nesërmen e ardhjes së çelsit të godinës në duart e administratës së KOKSH, për të tërë godinën, ndodh edhe më e bukura: Bashkia i ndërpret ujin Fidelit (KOKSH) dhe ia shton ndjeshëm kapacitetin intensive, armikut të ishullit imagjinar të pakapur, FSHF.

Pikë uji në KOKSH, ujë pa fund në rubinetat e godinës së re të FSHF, ç’ka solli edhe një habit ë punonjësit, por kurrsesi te sekretari I përgjithshëm. Në anën tjetër kreu i KOKSH njoftohet për një situatë të tillë dhe me mendjen te sistemimi i gardhit. Mëson dhe kupton që shpullën e kishte nga Bashkia.

Një situatë që gjithsesi zgjati vetëm pak orë, pasi në morinë e telefonave, dhe me habinë në limitet e durimit, por edhe të humorit të Ramës, pati efektin që uji të vinte sërish edhe në rubinetat e KOKSH.

Një perlë e bukur kjo, që zgjati për vetëm pak orë e që natyrisht tërboi edhe kreun më të lartë të KOKSH që përkoi në një inat të vogël dhe mjeran të marrë për shkak të marrjes së godinës. Në fakt, godina shkoi e tëra për KOKSH falë edhe vullnetit të Ramës, pasi të ishte për vetë KOKSH e Bashkinë, do ishte Fideli që do kishte dalë me kohë jashtë, për të shkuar gjetkë.

Në një histori të tillë, natyrisht Lali është jashtë në aspektin e faktorit, por tërësisht Brenda në inskenimin e fabulës që heq ujin nga rubinetet e KOKSH dhe ia shton atyre të FSHF-së, fqinjit të afërt të godinë, që muaj më parë kërkonte ta sekuestronte dhe atashonte si një aneks të Bashkisë, vetë FSHF. Por në atë kohë rezultoi se “b…” ishin vërtetë prej pambuku.

Tashmë, raportet duket të jenë disi të tendosura dhe pak të acaruara mes Fidel Yllit e Erion Veliajt në një kohë që kthimi I ujit nuk shërbeu aspak për zbutjen e tyre. Si kryetar Bashkie me një tjetër mandate në muajt në vijim do dëgjojmë histori të tjera që do të kenë si personazh kryesor të fabulës, KOKSH, dhe vetë Veliajn.

Historia e vërtetë e ndodhur pak javë më parë, sipas disa gjasave kishte të bënte edhe me disa fatura të papaguara uji, por ndërkaq, këto fatura ishin sebepi i acarimit, pasi i përkisnin administratës së mëparshme të Agjencisë së Bashkisë, që kishte vetëm pak ditë që kishte lënë zyrat në dispozicion të KOKSH. Këto fatura mësohet se KOKSH nuk i paguan dhe ia ka cuar me postë Bashkisë për vënie në dijeni. Megjithatë, lënia pak orë pa ujë dhe shtimi i kapacitetit në cezmat e FSHF-së tërboi mbase më shumë krerët olimpikë për këtë fabul brilante inatçore në drejtim të Fidelit. Bashki serioze, karshi një reagimi shumë serioz.

Etiketa: BashkiaFidel Yllikoksh

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Berisha nga Shkodra: Edvin, ke marrë rrugën e djallit

Berisha nga Shkodra: Edvin, ke marrë rrugën e djallit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com