GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fier/ Tentuan që të vrisnin me sëpatë një 58-vjeçar, arrestohet babai, shpallet në kërkim i biri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Njëri dhunon gjyshen, tjetri plagos të afërmin me thikë! Arrestohen dy persona në Lushnjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Babë e bir tentojnë që të vrasin me sëpatë një 58-vjeçar për motive të dobëta në Fier. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtyllas. Policia njofton se në pranga është vënë 63-vjeçari Pashuk Paluca ndërsa në kërkim është shpallur i biri 40-vjeçar Ndue Paluca.

58-vjeçari Llesh Marku ka marrë disa plagë në kokë dhe shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit.

Sipas burimeve policore, djemtë e dy familjeve Paluca dhe Marku janë konfliktuar më parë për motive të dobëta, sherr që ka vazhduar edhe paraditen e së shtunës. Dy familjet jetojnë prej vitesh në këtë fshat të ish-internuarish të ardhur nga Kukësi e Puka.

Ndaj 63-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

“Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar. Punohet për kapjen e autorit tjetër. Paraditen e djeshme, njoftohemi se në fshatin Shtyllas, është plagosur me mjet prerës një shtetas. Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kapën dhe shoqëruan një nga autorët e dyshuar.

Shtetasi P. P. dhe djali i tij, shtetasi N. P., dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit N. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (sopatë), me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njofton policia.

Etiketa: Fiersherrtentative vrasje

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare, Artan Lame

Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com