GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fillon faza e parë e regjistrimeve në universitete, 29 mijë aplikime në Mjekësi

19:53 - 02/09/22
në Ekonomi & Sociale, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillon faza e parë e regjistrimeve në universitete, 29 mijë aplikime në Mjekësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot ishte dita e parë e regjistrimeve në universitete për të gjithë maturantët që u kanë dalë degët fituese. Fituesit e fazës së parë kanë në dispozicion 48 orë për regjistrim që nga momenti kur shpallet fitues, në të kundërt ata humbasin të drejtën e regjistrimit në atë degë. Regjistrimi do të kryhet pranë sekretarive të fakulteteve.

Me dokumente në duar ,studentët fitues u janë drejtuar fakulteteve për t’u regjistruar në degën e përzgjedhur.

“Sapo u regjistrova për “shkenca politike”. Duke qenë se unë e kam pasur të qartë pikësynimin se çfarë do filloja në shkollë të lartë për mua ishte lajm shumë i mirë që kapa degën që doja dhe tashmë jam shumë e lumtur që jam ndër të parat që u regjistrova” – u shpreh një maturant fitues

“U regjistrova për psikologji me mesatare 9.5. Isha e vendosur” – tha një tjetër.

“Regjistrova vajzën për psikologji.”, u shpreh një tjetër maturant.

Mjekësia vijon të mbetet më e preferuara, e cila njësoj si vitet e shkuara ka pasur një numër të lartë aplikimesh, me rreth 29 mijë të tilla nga 9800 maturantë, të cilët mund të kenë zgjedhur më shumë se një program studimi në këtë universitet.

“Është numri më i lartë i aplikimeve që kemi patur, të paktën sipas statistikave në 5 vitet e fundit. Po ta marrim si numër total më shumë kanë aplikuar në infermieri. Ajo që ka konkurencë më të lartë është mjekësia ku janë rreth 360 kuota dhe kemi mbi 9000 aplikime.”, shprehet Rektori Arben Gjata.

Nga data 2-13 shtator Universiteti iMjekësisë por dhe universitetet e tjera nisinedhe transferimet midis degëve të ngjashme dhe universiteteve të tjera. Rektori Arben Gjata tregon mbi dokumentacionet e nevojshme për të kryer këtë procedurë.

“Dokumentat janë lista e notave dhe numri i krediteve që kanë marr në universitet, dhe listat e notave të gjimnazit ,pra njësoj. Edhe transpfrrimet bëhen me të njëjtën formulë, ku rreth 50% të pikëve i ka mesatarja që kanë patur në gjimnaz dhe 50% të pikëve është numri i krediteve dhe nota mesatare që kanë për kredit gjatë viteve që kanë studiuar në universitet. Mund të jenë mbi 200 kuotash transferimesh në të gjithë degët e universitetit.”, u shpreh Gjata.

Një komision ad hoc i ngritur posaçërisht për këtë do të marrë dhjetë ditë kohë për të shqyrtuar dosjet e fituesve që shpallen më24 shtator.

 

Etiketa: aplikimefazamjekesiregjistrimetUniversitete

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Para
Berisha “Non- Grata/ Ambasadori britanik: Nuk do i ruhen paratë në Mbretërinë e Bashkuar

Berisha “Non- Grata/ Ambasadori britanik: Nuk do i ruhen paratë në Mbretërinë e Bashkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com