GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sotiraq Filo i jep pa garë 136 MLN Lekë mikut të tij, mërzitet dhe denoncon daja i Ilir Metës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo,  renditet në një nga ata drejtues vendorë që kanë bërë namin me tenderët pa garë në prag të fushatës zgjedhore.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo,  renditet në një nga ata drejtues vendorë që kanë bërë namin me tenderët pa garë në prag të fushatës zgjedhore.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo,  renditet në një nga ata drejtues vendorë që kanë bërë namin me tenderët pa garë në prag të fushatës zgjedhore. Filo ka nënshkruar kontratat me sipërmarrës shumë pranë qeverisë që mund t’i sigurojnë fushatë dhe vota për një mandat tjetër.

Kështu ka ndodhur me prokurimin e fundit të Bashkisë Korçë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Qendra e Kreativitetit faza II”. Për të ndërtuar këto qendra, që nuk dihet kujt do t’i shërbejnë dhe kur do të mbarojnë Filo ka gatuar një çorbë, e cila po i shijon keq.

Për këtë tender kanë shfaqur interes dhe kanë dorëzuar ofertat e tyre 8 firma. Por, pa e menduar gjatë, edhe pse kishte një nga ofertat më të shtrenjta, Filo shpalli fituese ofertën e kompanisë “ ZEQILLARI ” shpk, në pronësi të Adriatik Zeqillarit.

 

Kjo kompani ka përfituar 136 milionë lekë nga taksat e qytetarëve korçarë, për ndërtimin e Qendrës së kreativiteti. Mwgjithëse Korça ka nevoja për investime në shkolla, rrugë, në fshatrat turistikë, Filo ka vazhduar planet me miqtë e tij.

Denoncimi

Ky prokurim dyshohet se është kurdisur nga kryebashkiaku i Korçës për të abuzuar fondin 136 milionë lekë. Ndërkohë, tenderi është denoncuar dhe kanë në shesh të palarat e Sotiraq Filos.

Konkretisht është bashkimi i operatorëve “RSM Company” dhe “DESARET COMPANY ”, që kanë ankimuar këtë tender në Komisionin e Prokurimeve Publik. Firma “RSM Company” është në pronësi të Agim Kolës, biznesmenit që njihet për mashtrime. Dhe vazhdon të përpijë  tenderët për rrugë dhe rikonstruksion godinash nga të gjithë  bashkitë e vendit.

Ndërsa firma “DESARET COMPANY ” është në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta. Ky i fundit, edhe pse nipin e ka në opozitë, po përfiton shumë tenderë pa garë nga “Rilindja”, madje  kontratat më të shtrenjta dhe të gjitha i merr pa garë.

 

Pra, duke qenë se këta dy biznesmenë janë mësuar të përfitojnë çdo tender që i vënë gishtin, nuk e kanë pranuar faktin që këtë here janë skualifikuar. Çka rrjedhimisht tregon se denoncimin nuk e kanë bërë për drejtësi, por për “inat” të  Filos.

Gjithsesi, ankesa e dorëzuar me datë 11 prill 2023, tregon qartë abuzimet që janë bërë më këtë tender.

Sipas dokumentit, Bashkia Korçë ka skualifikuar të gjitha firmat në garë, përveç fituesit, me justifikimin se nuk plotësojnë kriteret. “Konkretisht shoqëria RSM COMPANY nuk ka dorëzuar dokumentacion që të vërtetojë se ka kryer punë të ngjashme me objektin e prokurimit sipas përcaktimeve të bëra më sipër dhe në përputhje me përqindjen dhe punimet konkrete që ka marrë përsipër në Kontratën e bashkëpunimit”.

Kur në fakt të gjitha firmat kanë dorëzuar shembuj me punime rruge, ndërtesash dhe sheshesh, por bashkia nuk i ka marrë parasysh. Ndërkohë  kriteri për paraqitjen e punëve të ngjashme, shpesh herë lë vend për interpretim dhe keqpërdorim nga ana e Autoriteti kontraktor, çka çon në manipulimin e kontratave tenderuese.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se në favor të kujt do të vendos KPP. Theksojmë se palët janë: kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, tjetri është daja i Ilir Metës.

Lexo edhe:Veliaj hedh 900 mln lekë për asfalt, ia fal tenderin dajës së Ilir Metës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAgim KolaIlir Metasotiraq Filotendervladimir metani

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Vasili: Rasti Kokona, fytyra e kalbëzimit të qeverisjes Rama

Vasili: Rasti Kokona, fytyra e kalbëzimit të qeverisjes Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com