GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja e Champions/ Silvinjo: Guardiola është gjeni, por Interi vdekjeprurës

13:10 - 31/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalja e Champions/ Silvinjo: Guardiola është gjeni, por Interi vdekjeprurës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka fituar tripletën me Barcelonën e Guardiolës dhe e ka mbyllur karrierën si lojtar te Mançester Siti, për të qenë më pas për dy vite asistent i Mançinit në stolin e Interit.

Sot trajner i Kombëtares shqiptare, Silvinjo do ta ketë të vështirë që mbrëmjen e 10 qershorit të zgjedhë skuadrën të cilën do të përkrahë, ose të paktën nuk ka preferuar që të zbulojë të preferuarin e tij mes Mançester Sitit dhe Interit në deklaratën e bërë për “Gianlucadimarzio.com”.

“Fatkeqësisht nuk do të shkoj dot në Stamboll, por do të jetë një ndeshje e mrekullueshme mes dy skuadrave që luajnë futboll ndryshe”, e nisi fjalën braziliani që po bëhet për ta ndjekur sfidën nga televizori, ndërkohë që ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet që e presin Shqipërinë në qershor, ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Si dikush që ka pasur fatin të luajë dhe të triumfojë në një finale Champions-i, trajneri e di mirë sa i vështirë është rrugëtimi.

“Arritja në finalen e Champions League nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Të dyja ekipet kanë bërë një rrugë të çmendur. Ndoshta harrojmë se Interi u kualifikua në një grup ku ishin Bajern Mynih dhe Barcelona, dy skuadra që fituan kampionatet e tyre përkatëse. Dhe pastaj kaluan një derbi në gjysmëfinale, me pak fjalë ndeshje aspak të parëndësishme”, u shpreh 49-vjeçari, që u ndal edhe në krahasimin mes dy filozofive të lojës, kujtimet me Sitin dhe pritshmëritë për finalen.

“Guardiola ka vite që jep leksione futbolli te Siti dhe çdo sezon shton diçka. Edhe lojtarët janë rritur shumë. Ndërsa Interi është një ekip vdekjeprurës. Mbrohet me 3-5-2, por ka lojtarë të fortë fizikisht për të mbyllur hapësirat dhe për të rifilluar me një tranzicion cilësor. Për ta përmbledhur: janë një ekip reagues. Jam i bindur se do të jetë e vështirë edhe për Sitin të përballet me ta. Mos të mendojmë se Interi luan vetëm me top të gjatë dhe kundërsulme, jo, ata nisen shumë mirë dhe mund të bëjnë keq”.

Kujtimet me City-n “Kur përfunduam të pestët pas Totenhemit në 2009-2010, pra jashtë Champions League, presidenti hyri në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së fundit dhe mori fjalën. Ne prisnim diçka të fortë, por jo, ai na tha se kishim bërë shumë mirë. Aty kuptova se ai po hidhte themelet e një dinastie fituese. Ne lojtarët ishim të shkatërruar, por e kuptova që ekipi do të bëhej i madh. Tani Sitit i mungon vetëm Champions League, por nuk ka një recetë për ta fituar atë. Ne me Pepin fituam tripletën në Barcelonë, një trajner që na dha shumë në aspektin e ideve. Sot ai punon shumë edhe në fazën mbrojtëse, për mua është një gjeni i futbollit”.

Finalja “Thashë që nuk ka truk për të ngritur trofeun. Çdokush mund të fitojë në 90 minuta, kjo është bukuria e futbollit: luan 11 kundër 11 dhe pjesa tjetër vijon vetë”.

Etiketa: finaleinterSilvinjo

Lajme të lidhura

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Një finale e parakohshme , Lazio kërkon “revansh” kundër Milanit për Kupën e Italisë
Sport

Një finale e parakohshme , Lazio kërkon “revansh” kundër Milanit për Kupën e Italisë

09:05 - 04/12/25
Para
Moska: Po monitorojmë nga afër trazirat në Kosovë

Moska: Po monitorojmë nga afër trazirat në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com