GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja e Conference League/ Duka: Fituesi i madh është Tirana dhe Shqipëria

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalja e Conference League/ Duka: Fituesi i madh është Tirana dhe Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, ka folur një ditë pas finales së madhe të Conference League të luajtur në “Air Albania Stadium” ku u ndesh Roma me Feyenoord, ndeshje e fituar nga skuadra romane. Duka tha se finalja e parë e Conference League është një event i veçantë për futbollin shqiptar. Ndërsa fituesi i madh i kësaj finaleje sipas Dukës, është Shqipëria, Tirana më shumë pasi ishte vendi ku u zhvillua finalja.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Kush fitoi më shumë nga mbajtja e finales, Federata, Tirana, apo individët Duka, Veliaj, Rama, apo të gjithë nga pak?

Duka: Nëse organizimi i eventit merr nota pozitive, të cilat i ka marrë, ajo që përfiton është vendi, qyteti. Të gjithë individët nga aq sa u takon kanë dhënë maksimumin. Nuk besoj se ka vend për individë pavarësisht se kanë dhënë maksimumin, nuk kam parë asnjë që nuk ka qenë i gatshëm për të kontribuar maksimalisht.

Xhafo: President pse na e dhanë, lobim persona, ndihmë e UEFA-s për vende të vogla, apo sepse në origjinë u mendua që pritshmëritë për këtë kompeticion ishin të ulta?

Duka: Padyshim që në finale do të dalin ekipet më të mira. Pse na u dha? Futbolli është i 55 vendeve europian, dhe UEFA ka detyrën që të promovojë të zhvillojë futbollin në çdo cep të Evropës. Por ka dhe disa kritere që duheshin plotësuar. Nuk filloi aplikmimi vetëm me kërkesën, kemi filluar më parë që në momentin që filloi projekti i stadiumit. Kemi aplikuar me projekt dhe me projekt të vështirë, na u refuzua në kërkesën e parë. Pasi u miratua Conferencfe League kemi kërkuar këtë kompeticion, kemi plotësuar kriteret. Komisioni i vlerësimit kualifikoi vendet që plotësonin kriteret. Pavarësisht se Federata është iniciator, që në fillim të gjithë të tjerët bënë pjesën e vet.

Xhafo: Pavarësisht nëse ju do ishit zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv, neve do na e kishin dhënë?

Duka: Në votim mund të ishte Shqipëria mund të ishte ndonjë tjetër, në këtë rast preferenca për Shqipërinë, apo për të zhvilluar futbollin në Shqipëri vendimi i Komitetit Ekzekutiv ishte pozitiv.

Xhafo: Një nga gjërat që u ngrit si shqetësim ishte kapaciteti i stadiumit? KY stadium mund të bëhej më i madh, ish-kryeministri ka thënë që me 35 milion ë euro mund të bëhej një stadium me 33 mijë vende?

Duka: Do flasim për stadiumin. Stadiumi nuk ka kushtuar 75 milionë euro, për buxhetin e shtetit zero, madje buxheti ka inkasuar 3 milionë euro. Financimi ka qenë nga Federata 12 milionë euro, ndërsa të tjerat kanë qenë financim publik-privat. Nuk ka fizibiletet sot Shqipëria që të ketë një stadium më të madh se ai i Tiranës me 22 mijë vende. Të bësh një stadium me 60 mijë vende thjeshtë për të pritur një kompeticion Evropian fizibilitet nuk ke, por nëse ke shumë lek në buxhetin e shtetit mund ta bësh, por ky është lluks i tepërt. Ky stadium është i pranueshëm për Shqipërinë.

 

Etiketa: Armando Dukaconference leaguefinaljafituesiShqiperiaTirana

Lajme të lidhura

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!
Sport

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

18:49 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë
Breaking Views

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s
Sport

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26
Para
U doli plumbave para për të shpëtuar nxënësit, bashkëshorti i mësues ndërron jetë nga pikëllimi

U doli plumbave para për të shpëtuar nxënësit, bashkëshorti i mësues ndërron jetë nga pikëllimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri
Breaking Views

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

Protestat e fuqishme dhe të qëndrueshme të qytetarëve shqiptarë kanë marrë një jehonë të madhe ndërkombëtare, duke u pasqyruar gjerësisht...

Lexo më shumë
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn

Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn

20:10 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

19:29 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com