GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja e Conference League, ja si do hyhet sot në stadiumin “Air Albania”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalja e Conference League, ja si do hyhet sot në stadiumin “Air Albania”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për finalen e Ligës së Konferencës do të vijë një numër i madh tifozësh të huaj dhe jo të gjithë mund ta ndjekin ndeshjen në stadium, i cili do të mund të akomodojë rreth 19.500 persona.

Kush do të hyjë brenda “Air Albania”-s do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Për futjen brenda në stadium, duke nisur nga ora 18:00, tifozët do të jenë të pajisur me një biletë elektronike.

Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR Code”, i cili aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme të stadiumit bëhet i vlefshëm. Çdo tifoz, me këtë biletë është i sigurt që mund të hyjë. Duke qenë elektronike, kjo biletë as nuk mund të kopjohet dhe as nuk mund të falsifikohet.

ÇFARË LEJOHET? – Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se formati i një letre A4 dhe për këtë qëllim do të vendosen dy vende depozitimi çantash, ku njëra do të qëndrojë tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hoteli “Rogner”, ku do të ketë vullnetarë që do të kujdesen për këtë pjesë dhe tifozët mund t’i rimarrin pas ndeshjes. Gjërat e tjera që tifozët nuk duhet të kenë me vete janë fishekzjarrët, dritat laser, shishet e ujit ose pije të tjera.

MODIFIKIMET – E gjithë tribuna qendrore do të jetë e menaxhuar totalisht nga UEFA,ku do të qëndrojnë personat VIP, të ftuar nga UEFA, si edhe partnerë dhe sponsorë të UEFA-s, por edhe mediat.

Sa i përket pjesës tjetër, në tribunën përballë, në pjesën qendrore, duke iu afruar ekstremeve, do të jetë sërish me partnerë të UEFA-s ose me tifozë shqiptarë dhe të dyja pjesët ekstreme të stadiumit, nga pjesa qendrore duke shkuar në ekstrem, janë të rezervuara për skuadrat.

Tifozeria e Romës do të qëndrojë në pjesën jugore të stadiumit, ndërsa tifozeria e Fejnordit në pjesën veriore të stadiumit.

Pjesa tjetër është për publikun e gjerë, ku rreth88% e biletave që janë blerë, janë shqiptarë. Sa u përket forcave të sigurisë, në stadium do të ketë rreth 650 “steward” dhe sa i përket pjesës tjetër, perimetri do të jetë i rrethuar edhe nga policia dhe bëhet fjalë për rreth 2000 forca policie që janë të angazhuara vetëm me pjesën e stadiumit.

Etiketa: finalendeshje

Lajme të lidhura

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”
Sport

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26
Para
“Çmenden” policët/ Shihni si dy civilë i shkojnë me armë shoferit që i gërvishti makinën (VIDEO)

“Çmenden” policët/ Shihni si dy civilë i shkojnë me armë shoferit që i gërvishti makinën (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me...

Lexo më shumë
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com