GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja e Conference League, UEFA dhe FSHF organizojnë trajnime mbi sigurinë në Tiranë

22:06 - 12/02/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalja e Conference League, UEFA dhe FSHF organizojnë trajnime mbi sigurinë në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit po përgatiten në mënyrë intensive për organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Conference League që do të zhvillohet më 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Prej disa muajsh, UEFA ka sjellë në Tiranë disa ekipe pune për të kontrolluar të gjithë infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelerinë, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finalen.

Së fundmi, në kuadër të përgatitjeve rreth këtij aktiviteti madhor, një grup trajnerësh i specializuar nga UEFA rreth sigurisë në stadiume ka mbërritur në Tiranë. Këta trajnerë, të cilët do të qëndrojë për dhjetë ditë në Shqipëri, do të zhvillojnë dy trajnime instruktorësh për të përgatitur trajnuesit e stjuardëve që do të marrin pjesë në këtë finale, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shërbimit për këtë finale.

Trajnimi i parë fillon këtë fundjavë, i pasuar nga trajnimi i dytë që do të zhvillohet gjatë javës. Trajnuesit e stjuartëve, që do të marrin mësime për dy fundjava rresht nga ekspertët e UEFA-s në lidhje me çështjet e sigurisë dhe shërbimit, do të ndajnë më pas njohuritë e tyre dhe do të trajnojnë stjuartët e tjerë të kompanisë , në mënyrë që të jenë gati për të siguruar ndeshjen finale të UECL, ku llogaritet të jenë një numër prej 600 stjuardësh.

Sakaq, përgjatë javës, trajnerët e UEFA-s do të trajnojnë grupin tjetër të punës, që përbëhet nga punonjës të departamenteve të ndryshme në FSHF, disa oficerë sigurie të rretheve dhe tre oficerë të policisë. Ky trajnim do t’i shërbejë FSHF-së për të zhvilluar më tepër njohuritë rreth kësaj fushe, me kaq rëndësi për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, por edhe të ndeshjeve të tjera.

Ndërkaq, në muajin mars, UEFA do të zhvillojë një tjetër trajnim, kësaj radhe të përbashkët mes stafit të menaxhimit të stadiumit, sigurisë dhe policisë, pra të gjitha organeve që punojnë për masat parandaluese. Ndërsa në muajin prill, UEFA do të organizojë një trajnim tre ditor vetëm për policinë, në kuadër të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme, jo vetëm për FSHF-në, por për të gjithë Shqipërinë.

Etiketa: Conferenc LeaguefinaljafshfsiguriaTiranetrajnimeUEFA

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Itali/ U ndalua për kontroll të rastësishëm, shqiptari kapet me kanabis në makinë

Itali/ U ndalua për kontroll të rastësishëm, shqiptari kapet me kanabis në makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com