GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja Partizani–Egnatia/ Zbulohen emrat e asistentëve të Anthony Taylor, do të gjykojnë së bashku edhe në “Euro 2024”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalja Partizani–Egnatia/ Zbulohen emrat e asistentëve të Anthony Taylor, do të gjykojnë së bashku edhe në “Euro 2024”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe për titullin kampion në kampionatin “Abissnet Superiore” Partizani – Egnatia, që do të zhvillohet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania”. Dy skuadrat më të mira të sezonit do të përballen në një betejë të vërtetë ku do të vendoset gjithçka, ndërsa ndeshjen do ta drejtojë gjyqtari anglez, Anthony Taylor.

Por jo vetëm Taylor, pasi edhe dy asistentët e tij dhe gjyqtari i dhomës VAR do të jenë të huaj.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi që dy asistentët e Taylor të jenë Gary Beswick (asistent i parë) dhe Adam Nunn (asistent i dytë), ndërsa sistemi VAR i është besuar Robert Jones. Të tre gjyqtarë me mjaft eksperiencë që vendosin drejtësi së bashku me Anthony Taylor në kampionatin anglez. Së fundmi Anthony Taylor si arbitër kryesor së bashku me Gary Beswick, Adam Nunn dhe Robert Jones gjykuan sfidën e parë çerekfinale në UEFA Champions League, PSG – Barcelona.

Taylor, Beswick dhe Nunn vendosën drejtësi edhe në sfidën e parë gjysmëfinalen në UEFA Champions League, Borussia Dortmund – PSG. Ndërsa kanë gjykuar së bashku edhe finalen e UEFA Europa League 2022/2023 Sevilla – Roma. Gjithashtu Anthony Taylor, Gary Beswick dhe Adam Nunn janë përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi edhe në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në ndeshjen finale për titullin kampion Partizani – Egnatia, arbitri i katërt do të jetë Enea Jorgji ndërsa gjyqtari në AVAR është Kreshnik Barjamaj.

Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia, do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00. Biletat për ndeshjen e titullit kampion Partizani – Egnatia dhe për finalen e vogël për vendin e tretë/katërt Skënderbeu – Vllaznia mund të blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00.

Etiketa: finaljaPartizani

Lajme të lidhura

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Para
Si ta largojmë dhjamin e djegur nga trupi

Në mëngjes apo pasdite? Ja kur është koha më e mirë për ushtrime fizike

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet
Aktualitet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26

Teksa sezoni turistik po i afrohet fundit, deputeti i PD, Klevis Balliu ngre shqetësimin se vëmendja publike nuk po përqendrohet...

Lexo më shumë
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com