GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Finlanda i bashkohet NATO-s, Suedia në pritje

në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Finlanda i bashkohet NATO-s, Suedia në pritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më në fund, Turqia ka miratuar kërkesën e Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s, duke i dhënë fund vonesave disamujore, ndërsa vazhdon të bllokojë procesin e Suedisë për anëtarësimin në aleancën ushtarake, sipas Ivana Kottasovas, të publikuar në CNN.

Parlamenti turk, Recep Tayyip Erdogan votoi sot unanimisht në favor të anëtarësimit të Finlandës, duke hapur rrugën për procesin e pranimit.

Votimi përmbush premtimin e presidentit Erdogan për të lejuar anëtarësimin e Finlandës në aleancën e mbrojtjes.

Turqia ishte anëtari i fundit i NATO-s që miratoi pranimin e Finlandës.

Në një deklaratë pas votimit, presidenti finlandez, Sauli Niinisto tha se vendi i tij, tani është gati për t’u bashkuar me NATO-n.

“Të 30 anëtarët e NATO-s kanë ratifikuar anëtarësimin e Finlandës. Dua të falënderoj secilin prej tyre për besimin dhe mbështetjen”, tha ai.

“Finlanda do të jetë një aleate e fortë dhe e aftë, e përkushtuar ndaj sigurisë së aleancës”, shtoi Niinisto.

“Ne mirëpresim vendimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, sa më shpejt të jetë e mundur aleancës”, shtoi presidenti finlandez.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg tha sot se Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës gjatë ditëve të ardhshme.

Stoltenberg u shpreh optimist për mundësitë e Suedisë për t’iu bashkuar aleancës.

Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Suedisë në NATO është në interesin e të gjithëve”, tha Stoltenberg në Twitter

Turqia nuk ka treguar nëse do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Prej dekadash, Finlanda dhe Suedia kishin vendosur të mos angazhoheshin me NATO-n, si një mënyrë për të mos provokuar Moskën.

Megjithatë, kjo ndryshoi kur presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi pushtimin në Ukrainë dhe i detyroi dy vendet skandinave të rivlerësonin statusin e tyre neutral.

Shumica dërrmuese e anëtarëve të NATO-s i mirëpritën aplikimet e tyre, duke i miratuar brenda disa javësh.

Por, dy vendet si Turqia dhe Hungaria penguan procesin e tyre të anëtarësimit.

NATO vepron sipas një politike me dyer të hapura, që do të thotë se çdo vend mund të ftohet të anëtarësohet nëse shpreh një interes, për sa kohë që është në gjendje të mbështesë parimet e traktatit themelues të bllokut.

Megjithatë, sipas rregullave të pranimit, çdo shtet anëtar mund të vërë veton ndaj një vendi të ri për t’u anëtarësuar.

Erdogan akuzon Finlandën dhe Suedinë për strehimin e organizatave terroriste kurde, ndërsa kryeministri hungarez, Viktor Orban pretendon se ata po përhapnin gënjeshtra në lidhje me të dhënat e ligjit të shtetit të së drejtës.

Më vonë, Turqia dhe Hungaria zbutën qëndrimet e tyre duke miratuar kërkesën e Finlandës, dhe hapur derën për anëtarësimin e saj në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, të dy vendet vazhdojnë të jenë kundër anëtarësimit të Suedisë, të paktën tani për tani.

Parlamenti hungarez miratoi të hënën me 182 vota pro dhe 6 kundër kërkesën e Finlandës.

Edhe Turqia duket e palëkundur në kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë.

Erdogan tha më herët se Turqia nuk do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, nëse vendi nuk ekstradon terroristët me kërkesë të Ankarasë.

Suedia e ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhë, dhe për momentin procesi i anëtarësimit është bllokuar.

Etiketa: FinldandeNATOSuedi

Lajme të lidhura

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

08:47 - 20/05/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Para
Heshtje zgjedhore në Mal të Zi në mesnatë

Heshtje zgjedhore në Mal të Zi në mesnatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke ka reaguar në lidhje me hetimin që ka ndërmarrë SPAK për pronat që përfshijnë...

Lexo më shumë
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com