GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Firma fsheh ngjarjen/ Invalidi ra nga pallati ku punonte në Milot, dëshmia shokuese e kolegut

21:25 - 01/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Firma fsheh ngjarjen/ Invalidi ra nga pallati ku punonte në Milot, dëshmia shokuese e kolegut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin të tjera detaje nga vdekja e 34-vjeçarit invalid Maksim Debrova, i cili u rrëzua gjatë punimeve  në një pallat që po rikonstruktohej në Milot. Pavarësisht pretendimeve të Eral Construction se 34-vjeçari nuk vdiq duke punuar, dëshmia e një kolegu mund të rezultojë vendimtare për fatin e familjarëve të tij dhe hetimeve të ngjarjes.

Një koleg dëshmon ditën e ngjajres së rëndë kanë qenë së bashku duke punuar në pallat, prej nga i cili 34-vjeçari ra nga kati i pestë. Ndërkaq e motra e Debrovës sipas Report TV shprehet se një banore e pallatit i dha rrobat e pastra që vëllai kishte ndërruar dhe i kishte lënë në pallat. Rrobat e punëtorit Maksimi i kishte në trup, dhe janë pikërisht një bluzë dhe pantallona të grisura, rrobat që morgu i dorëzoi familjes pasi tërhoqën trupin.

Maksim (Mark) Debrova e dashuronte punën. Nuk e konsideronte të rëndomtë si shumë të rinj shqiptarë që “llaçin e betonin” e përbuzin. Ndihej krenar për çka bënte, dhe në mungesë të fjalëve, motrës në Greqi, me të cilën kishte një raport të ngushtë, ja dëshmonte duke i nisur video të tijat teksa punonte në tarracat e pallateve, teksa ngrinte në krah materialet e ndërtimit, apo edhe teksa çante betonin.

Maksimi 34-vjeçar as fliste dhe as dëgjonte. Me punën kishte gjetur mundësinë për t’i thënë familjes se ai mund t’ia dalë t’i ndihmojë edhe pse me aftësi të kufizuara. Jetën e kishte ndërtuar me Ergertën dhe 3 fëmijët e tyre, njërin prej të cilëve të sëmurë. Në banesë jetojnë dhe nëna e babai, gjithashtu i sëmurë. Të gjithëve po u çahet shpirti nga dhimbja.

Më 24 maj Maksimi doli si çdo mëngjes nga shtëpia për të punuar. Bashkëshortes dhe nënës u trokiti në derë lajmi se Maksimi kishte rënë nga kati i pestë i një pallati në Milot.

“Erdhën dy cuna, më thanë është vrarë Maksi! E pyeta nëse i thashë ka vdekur? Dua të di si u vra, si ra?”, tregon nëna.

Dhimbja u shtohet kur humbja e djalit të shtëpisë tenton të fshihet si një aksident i zakonshëm nga ata që kishin detyrimin t’ia garantonin ambientin e sigurt të punës Maksimit.

Kompania “Eral Conctuction” që ka fituar tenderin për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Milot, mohoi që Maksim Debrova të ishte punëtor në kantierin e tyre. Për këtë, inxhineri i kompanisë që u arrestua pas ngjarjes, dorëzoi në gjykatë listën e punëtorëve të regjistruar të “Eral”, ku nuk figuronte emri i 34-vjeçarit. Inxhinieri 55-vjeçar Mondi Turhani u la i lirë në masë sigurimi personal “detyrim paraqitje” më 27 maj, por shpirti i familjarëve të Maksimit, vijon të shtrëngojë.

“Pse nuk tregojnë të drejtën, sa herë kishin nevojë e merrnin në punë, për 20 mijë lekë të qelbëta, dua ta di pse u vra, kush ma vrau, na thonë “jo s’punoi aty, jo këtu”. Unë dua të drejtën, iu bë koka copash fëmijës. Nuk ka qenë i siguruar, punonte në të zezë. Nëna do drejtësi, më iku i sakatuar djali, u fshehën të gjithë”, thotë nëna.

“Ikte në orën 06:00 të mëngjesit, vinte në 6 të darkës, e merrnin me makinë dhe e sillnin me makinë. Fëmijën e kam gjysmë njeriu, është 10-vjeç me pampers. Dua diçka që të ushqejë këto fëmijë, kompania të përgjigjet, unë kam 3 fëmijë, burri ishte invalid, nuk ikte vetë, nuk vinte vetë, ai nuk fliste dhe nuk dëgjonte, për shembull nuk i kuptonte, “ik këtu, ik atje”, shkonte ku ta merrnin. E merrte ai person në telefon i thoshte “nesër ke punë, këtë javë nuk kemi”. Dua drejtësi, të dalë e vërteta, të mos e mohojnë që nuk ka qenë më punë”, tregon gruaja.

Provat që kanë në dorë autoritetet janë kundër tyre. Nuk dihet pse, por një person i quajtur Elton Kuqja, ka dhënë një dëshmi kyçe për gjykatën që liroi inxhinierin e kompanisë, dhe shkatërruese për familjen Debrova.

Elton Kuqja, dëshmia në polici: Kam shkruar për të parë një punë në Milot më datë 24 maj. Qëllimi ka qenë për të parë një pallat, nëse do të merrja një punë për të bërë pjesën e xhoklaturës së pallatit. Jam nisur së bashku me shokun tim, Maksim Debrova, kam shkuar në Milot. Pasi kam arritur, kam parë pallatin nga afër që ishte i rrethuar me skela. Kur pashë pallatin te skelat, ndërkohë kur po shikoja pjesën e xhoklaturës, shoku im është ngjitur lart në pallat dhe në një moment të caktuar pas pak minutash vetëm kur e kam parë duke rënë nga skelat në tokë. Ditën e ngjarjes as unë as Maksimi nuk kemi qenë në punë, thjesht kemi shkuar për të parë nëse do ta merrnim punën.

Njëjtë si ai në dosje janë edhe dëshmitë e 3-4 punonjësve të tjerë të firmës “Eral” që njëzëri thonë se nuk e njohin Maksimin dhe se nuk kanë punuar kurrë me të.

Bindjen se 34-vjeçari nuk ishte punëtor në kantier dhe vdiq si një “vizitor” e ka edhe prokurori i çështjes, Arben Nika, i cili kërkoi lirimin nga qelia të inxhinierit të kompanisë “Eral” dhe hetimin e tij në gjendje të lirë me detyrimin për tu paraqitur në gjykatë.

Mirjan Prengu (kolegu): Atë ditë në punë isha me Maksin, ishim 4 veta, unë, Mond Elezi, Maksimi dhe Nipi i Landit. Deri në 13.30 ka qenë në punë me mua, ka qenë o burr në punë si… Hëngrëm bukë në drekë dhe u ndamë. Unë ika me Mondin, Maksi me nipin e Landit.

Mirjani nuk figuron në dëshmitë e punëtorëve të tjerë që policia dhe hetuesit kanë administruar deri më tani. Të vërtetën ia ka thënë se në sy gruas dhe nënës së Maksimit, se ditën kur ai ndërroi jetë, ishte në punë me ta në të njëjtin pallat që kompania thotë se më 24 maj i “kishte vënë drynin” dhe nuk po punonte askush.

Motra, e cila me mallin e emigrantes larg familjes nuk humbiste asnjë ditë pa folur me Maksimin, ka në duar të tjera prova, të cilat në i vë në dispozicion me të vetmin qëllim: Të qetësojë shpirtin e nënës së brengosur që nuk kupton përse humbja e djalit po i kthehet në një tragjedi të dytë.

Olta Veshanaku, Motra: Kur kemi shkuar në vendin ku vdiq vëllai 2 ditë më vonë, një grua, banore e pallatit, me dha në një qese, rrobat e vëllait tim që kishin mbetur në pallat. Janë rroba të pastra xhinse dhe një bluzë e bardhë me të cilat vëllai doli nga shtëpia më 24 maj. Rrobat banorja i kishte gjetur të palosura në pallatin që po rikonstruktohet. FOTOT

Kur morëm trupin e vëllait në morg, morgu kishte futur në qese rrobat që vëllai mbante veshur në momentin që ka rënë nga pallati. Janë rroba pune, të grisura, të cilat vëllai i vishte kur niste punën në ndërtim.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe disa materiale pune, katrama, kasketë, e doreza të cilave do u bëhet ekspertiza krahasimore me ADN e gjakut të Maksimit nëse janë të tijat apo jo.

Banorët e zonës kërkojnë që institucionet të ushtrojnë kontrolle ndaj firmave të ndërtimit për kushtet e punës dhe të pasiguruarit.

Banor

“Ndodhin për arsye se sipërmarrësit kanë afat për të përfunduar punimet. Punëtorët të ndryshëm i marrin rrugëve shurdh memec për të kry detyrën kështu ndodhin rreziqet. Qeveria duhet të kryejë kontrolle se punëtori ka dhënë shpirt në krye të detyrës”.

 

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
U kërkonte s*ks vajzave të mitura, arrestohet pedofili nga Kavaja, ja si ra në kurth

U kërkonte s*ks vajzave të mitura, arrestohet pedofili nga Kavaja, ja si ra në kurth

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com