GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Firma që pengoi Censusin/ Veliaj i jep 800 mln për klor dhe laptopë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Firma që pengoi Censusin/ Veliaj i jep 800 mln për klor dhe laptopë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë kërkon të pastrohet me tenderë të pistë. Kryetari Erion Veliaj ka mbyllur ditët e fundit dy tenderë, të cilët kapin vlerë 80 milionë lekë (të reja) dhe janë në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%, i cili është firmosur më 13 janar. 78 milionë lekë do të shpenzojë Veliaj për të blerë klor për Ujësjellës- Kanalizime Tiranë.

Institucioni mësipërm, pavarësisht fondeve që shpenzon, nuk furnizon me ujë të pijshëm qytetarët e Tiranës. “Ujë i pijshëm 24 orë”, ishte premtimi që solli në pushtet Veliajn, por në fakt po sjell vjedhje fondesh 24/24 orë.

Tenderi në fjalë ka marrë “Flamurin e kuq”, pasi është i skuqur me shkelje. Së pari, kontrata është firmosur në mungesë të  konkurrencës. Konkretisht, firma 2 AT shpk me pronar Nuçi Shamijan ka paraqitur interes dhe Veliaj ia ka falur kontratën pa zhvilluar garë sikur kërkon ligji për prokurimet.

Në kontratë bëhet me dije se kjo kompani do të furnizojë UKT me klor për gjithë vitin 2023. Pra, gjatë gjithë këtij viti do të lëvrohen para të vjedhura në arkën e Nuçi Shamijas.

10 milionë lekë për laptopë

Po në këtë ditë Veliaj i ka këputur edhe 10 milionë të tjera nga buxheti i bashkisë për 5 laptopë. Edhe ky tender është zhvilluar në abuzim me ligjin. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje pajisje elektronike për nevoja të Klubit Sportiv Studenti”. Kështu me këtë tender do të blihen 5 laptopë dhe 2 printera. Për të cilët do të shpenzohen 10 milionë lekë.

Në fakt, Klubi Sportiv Studenti ka mungesa për pajisje të tjera të rëndësishme. Në dokument evidentohet se dhe në këtë rast Veliaj ka shkelur rregullin për konkurrencën.  “PC STORE” shpk dhe  “Smart Technologies Albania” shpk kanë paraqitur ofertat. Por, kjo e fundit u skualifikuar menjëherë, edhe pse kishin ofertën me vlerë 1 milionë lekë më lirë se  “PC Store” që u shpall fituese.

 

Kompania fituese drejtohet nga Elton dhe Vitator Mehmeti e në fakt është e njohur për tenderë që merren pa garë nga Ministritë qysh në kohën kur në kryeministër ishte Sali Berisha. Ndërsa sot vazhdon të marrë tenderë nga institucione publike dhe private. Rasti më i fundit ishte tenderi nga INSTAT për Censusin e Popullsisë. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 2 miliard e 246 milionë lekë, i fituar nga PC Store. Kjo procedurë u anulua në korrik të 2022 për shkak të një ankese në KPP. Kështu firmës PC Store i mbeti kontrata në mes dhe lekët nuk iu lëvruan.

Nga ana tjetër, pa blerjen e bazës teknologjike, INSTAT e ka pasur të pamundur zhvillimin e censusit të planifikuar në muajin tetor 2022, duke marrë vendimin për shtyrjen e këtij procesi në vitin 2023.

Kjo është hera e tretë që INSTAT, shtyn procesin e numërimit të popullsisë. Censusi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, por fillimisht u shty prej situatës së krijuar nga pandemia e virusit “COVID”. Ndërsa një tjetër shtyrje u krye për në vitin 2021 për shkak të zgjedhjeve parlamentare të muajit Prill, që u zhvilluar në Shqipëri.

 

Lexo edhe: Kallëzimi ndaj Veliajt, PD: Gënjeu për anulimin e tenderit

 

Etiketa: abuzimErion VeliajklorlaptopePC Storered flagtender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Polici serb donte të më vriste”, rrëfimi i pazakontë i Ualker

“Polici serb donte të më vriste”, rrëfimi i pazakontë i Ualker

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com