Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së. Mësohet se Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen Berishës, duke ja lënë në dorë atij nëse e pranon apo jo.
“Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj,” i është drejtuar Gjekmarkaj-Berishës.
Shkak për dorëheqjen e Gjekmarkajt, është bërë firmat për Endri Shabanin, që u zgjodh si Avokat i Popullit. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Berisha, do ia pranojë dorëheqjen e Gjekmarkaj apo jo.
Gjatë debatit në mbledhje, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka marrë fjalën duke u ndalur te procesi i firmosjes për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar atë si një gabim të rëndë politik.
Berisha ka kërkuar që deputetët që kanë firmosur të dalin publikisht dhe të kërkojnë falje.
“Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%”, mësohet të ketë deklaruar Berisha.
Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Bislim Ahmetaj, ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur mbi dorëheqjen e Gjekmarkajt dhe shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.
“Pjesë nga fjala ime sot në kryesinë e PD-së. Doktor ju duke qënë politikan profesionist dhe me përvoj të gjatë, jeni gjithmonë i kujdesshëm dhe ashtu siç flisni me fjalë, flisni edhe me gjeste për publikun.
Sot e paske nxjerrë Flamurin në krah të majtë, ndryshe nga takimet e tjera ku ai i çel takimet, i jep dhe ja heq fjalën cilitdo në këtë mbledhje.
Ndërsa zoti Bardhi nuk e di për çfarë arësye mungon sot (ishte në Amerikë) po i paske lënë vendin bosh në krahun tuaj të djathtë.
E përshendes dhe e vlerësoj me shumë respekt afrimin e dorëheqjes së zotit Gjekmarkaj, këtë veprim duhet ta kryej edhe Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Grupit Parlamentar, për shkak të organizimit krejtësisht të ç’organizuar dhe anarkisë që është krijuar në lidershipin e PD-së prej muajsh.
Njëra prej arësyeve se pse ata duhet të japin dotëheqje ështe edhe dhënja e firmave “pa doganë” për një zog të rritur në stabilimentin e Xhorxh Sorosit.
Është e papranueshme që grupi parlamentar i PD-së të shërbej si “fermë surrogacie” për të prodhuar drejtues të institucioneve të pavaruara nga ferma e Sorosit me votat e deputetëve demokrat.
Ky nuk ishte një gabim, ky është një faj dhe fajet ndëshkohen, nuk shërohen me ndjesa fb-je.
Doktor ju me dashje, apo pa dashje i keni fut në të njëjtin thes si mercenarët edhe misionarët.
Ai që ishte mercenar dje është shndërruar në misionar sot dhe anasjelltas…
…Për t’i dhanë zë, fuqi dhe besim protestave, duhet sa më shpejt të jetë e mundur të thërrasim Këshillin Kombëtar, i cili ka tagrin të marrë vendimin për drejtimin që duhet të marrë Partia Demokratike. Që të jemi të besueshëm para Këshillit Kombëtar duhet t’i shkojmë atyre me dorëheqjen e Sekretarit i Përgjithshëm dhe Kryetarit të grupit Parlamentar si dhe atë të z. Agron Gjekmarkaj i cili lirisht dhe me vullnet të lirë ja afroj kryesisë…”, shkruan Bislim Ahmetaj.










Discussion about this post