GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Firmosi dy herë për ti marrë vulën Bardhit, Pampuri zbardh arsyen

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gara për LDG, lajm i mirë”, Orjola Pampuri: Mandati i Vokshit ka skaduar prej 8 vitesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Oriola Pampuri ka pranuar se ka firmosur dy herë në vendimin e Kryesisë së PD-së zyrtare, përmes të cilit i hiqej e drejta e mbajtjes së vulës Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa kjo e drejtë i jepej Indrit Sefës, Sekretar për Çështje Ligjore.

Pampuri shprehet se firmosja dy herë është përsëritur gabimisht, pasi ajo nuk ka shërbyer për të shtuar një numër të nevojshëm.

Madje Pampuri, një nga deputetet që mbështet Lulzim Bashën, shprehet se I vjen keq që ky gabim po përdoret për të bërë pis procesin e zgjedhjeve të 29 korrikut.

Reagimi i Pampurit

Një sqarim i detyruar:

Shoh reagimet dhe spinet mbi foton qe qarkullon ne rrjet me firmen time, ndaj dua te sqaroj ata qe mund te jene keqkuptuar: PO, eshte firmosur dy here, JO, nuk ka vlere te shtuar apo nuk ploteson ndonje numer te nevojshem ne kryesi, pasi vendimet dhe votimet zbardhen nepermjet regjistimit te mbledhjes, qe nuk lejon askend nga ne te gaboje.

Firma ime,e perseritur gabimisht per shkak te nje keqkuptimi mbi shkresat e ndryshme qe u nenshkruan ate dite, eshte gjethja e fikut pas te ciles disa kerkojne te fshehin disfaten e radhes te revolucionit, me kosto te madhe per opoziten, e disa te tjere kerkojne te fshehin futjen nga dritarja ne foltore, permes proces skutash, ku flitet çdo dite per statutin dhe veprohet ne shkelje te tij. Per kedo qe eshte i interesar per aktet e kryesise, le t’i drejtohet institucioneve, nga te cilat doni titujt qe mbani, por jo peshen e pergjegjesise, te ciles i ikni kur duhen marre vendime te veshtira.

U jam mirenjohese demokrateve dhe u kerkoj ndjese per shfaqjen e radhes qe u gatua per te kapur ndonje titull lajmesh apo per te bere pis procesin e zgjedhjeve te 29 korrikut. E di qe jeni lodhur, e ndjej merzine tuaj dhe deshiren per te dale nga kjo gjendje amullie, nga e cila perfiton vetem Rama. Ndaj ju ftoj t’i leme menjane kotesite dhe sherret e atyre qe kane hallin e listave dhe vendet e tyre ne to, e te qendrojme me vendosmeri ne mbrojtje te vlerave per te cilat kemi sakrifikuar te gjithe bashke, te bindur se PD do te jete alternativa më e mire vetem ne partneritet te ngushte me ShBA, BE dhe GB, dhe ne beteje frontale me korrupsionin dhe metastazat e tij te pangjyra.

Për vendime, që mbrojnë sakrificën e demokratëve, orientimin e qartë Euroatlantik, dhe ne koherence te plote me qendrimet e mia publike do firmos pa nguruar.

Etiketa: BardhiPAMPURIPDvula

Lajme të lidhura

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

22:07 - 31/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

21:42 - 31/08/26
“Koha për ndryshim, këtij sistemi i ka ardhur fundi”, Gent Progni: Mos të ketë përçarje, bashkë rrëzojmë qeverinë Rama
Aktualitet

“Koha për ndryshim, këtij sistemi i ka ardhur fundi”, Gent Progni: Mos të ketë përçarje, bashkë rrëzojmë qeverinë Rama

21:31 - 31/08/26
Para
Bashkëpunim me Raf, Dhurata pritet të çojë temperaturat me hitin e ri

Bashkëpunim me Raf, Dhurata pritet të çojë temperaturat me hitin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

22:07 - 31/08/26

Lëvizje të reja janë ndërmarrë në radhët e Policisë së Shtetit, ku është ndryshuar drejtuesi i Departamenti të Kufirit dhe...

Lexo më shumë
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

21:42 - 31/08/26
“Koha për ndryshim, këtij sistemi i ka ardhur fundi”, Gent Progni: Mos të ketë përçarje, bashkë rrëzojmë qeverinë Rama

“Koha për ndryshim, këtij sistemi i ka ardhur fundi”, Gent Progni: Mos të ketë përçarje, bashkë rrëzojmë qeverinë Rama

21:31 - 31/08/26
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën

Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën

21:16 - 31/08/26
Protestuesi me tone të forta: SPAK të arrestojë Ramën e Ballukun brenda shtatorit! Paguheni me mijëra euro

Protestuesi me tone të forta: SPAK të arrestojë Ramën e Ballukun brenda shtatorit! Paguheni me mijëra euro

21:05 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com