GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Firmosja e 15 marrëveshjeve Itali-Shqipëri: Nga prodhimi i anijeve ushtarake, municioneve, mbrojtja kibernetike, e deri tek shëndetësia dhe ekonomia

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Firmosja e 15 marrëveshjeve Itali-Shqipëri: Nga prodhimi i anijeve ushtarake, municioneve, mbrojtja kibernetike, e deri tek shëndetësia dhe ekonomia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë marrëveshje, gjashtë memorandume e pjesa tjetër protokolle dhe deklarata. Në 15 aktet e firmosura nga qeveria shqiptare me atë italiane, dominuan projektet me fokus tek mbrojtja dhe SIGURIA.

Përveç marrëveshjes për rinovimin e partneritetit ushtarak u firmos edhe për fuqizimin e industrisë ushtarake.

“Kemi dy marrëveshje gjigande që nënshkruhen mes dy kompanive shtetërore, KAYO dhe Fincantieri për prodhimin e anijeve ushtarake, dhe kjo është arritje domethënëse. Një tjetër marrëveshje e KAYO-s dhe kompanisë Leonardo e specializuar në teknologjinë ushtarake”, tha Vëngu nga Roma.

U firmos gjithashtu marrëveshja 30 mln euro për mbrojtjen civile për krijimin e të gjitha sistemeve të paralajmërimit të hershëm për të pasur dhe ne numrin evropian 112 ku të gjithë qytetarët mund t’i referohen për emergjenca.

Në prezencë të ministrave të Brendshëm të të dy shteteve, drejtuesi i Policisë Ilir Proda dhe Drejtori për Shërbimet Kundër Drogës, Giuseppe Spina firmosën memorandumin e Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”, që synon rritjen e  bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta.

Siguria kibernetike, po ashtu ishte në fokus të takimeve dypalëshe. Një memorandum mirëkuptimi u firmos nga ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe homologu italian Antonio Tajani

Realizimi i projektetit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave ishte marrëveshja tjetër që u firmos në Romë. Por bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë nuk ndalet këtu

Kemi rakorduar bashkëpunimin për ngritjen e Rrjetit Kombëtar të Onkologjisë, por edhe për Institutin Kombëtar të Onkologjisë në Tiranë, një bashkëpunim strategjik që vë bazat për të gjithë programin e ripërtëritjes së onkologjisë në Shqipëri. Një fushë tjetër shumë e rëndësishme që është e lidhur ngushtësisht me onkologjinë është edhe ajo e diagnostikës, dhe ky është një tjetër fokus që kemi në bashkëpunimin dhe në bisedat që bëmë sot me homologun Schillaci”, tha ministrja Sala.

Dy marrëveshjet e tjera ishin për bashkëpunim me Cassa Depositi e Prestiti, që është bashkëpunëtore e qeverisë në hartimin e ligjit për ngritjen e Bankës së Zhvillimit, si dhe do të ofrojë mbështetje teknike për ta bërë funksionale atë, pasi ka ekspertizë në këtë fushë, si një institucion financiar që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë italiane. Po ashtu Cassa Depositi e Prestiti do të ofrojë mbështetje financiare për rrjetin e transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore.

Kurse agjencia e Investimeve Shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me homologët italianë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit.

“Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik dhe institucional i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Marrëveshja AIDA-SIMEST përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset, duke nxitur inovacionin, digjitalizimin dhe rritjen e qëndrueshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

gijotina.com/

Etiketa: Meloni-Rama

Lajme të lidhura

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën
Botë

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Para
KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Giriş