GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fiskalizimi, Financat: Po shqyrtohet shtyrja e gjobave për biznesin e vogël

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bizneset, thirrje qeverisë: Po marrim borxhe për të paguar punonjësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afati i përfundimit të periudhës pa gjoba për fiskalizimin i parashikuar të mbyllej më 31 dhjetor 2021 do të shtyhet. Edhe pse miratimi i akti normativ për mosvendosjen e gjobave hyri në shator në fuqi, kur edhe nisi zbatimin faza III e fiskalizimit për biznesin e vogël, sërish numri i subjekteve të fiskalizuara është i ulët. Për shkak të numrit të ulët të biznesit të vogël të fiskalizuar, ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) pritet të shtyjë periudhën e mosaplikimit të gjobave për t’i dhënë më tepër kohë kësaj kategorie të informohet për procesin.

Në takimin me temë “Fiskalizimi, mundësitë, sfidat dhe vështirësitë” të organizuar nga departamenti i kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë, drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera deklaroi se është duke u shqyrtuar mundësia e shtyrjes edhe për disa muaj të periudhës pa penalitete vetëm për biznesin e vogël dhe bizneset utilitare të shërbimit. Lera tha se për pjesën tjetër të bizneseve nuk pritet që aplikimi i gjobave të nisi që nga janari 2022, pasi qasja e administratës tatimore është e bazuar te ofrimi i ndihmës ndaj sipërmarrjes me qëllim realizimin e kësaj reforme. Kreu i politikave fiskale në MFE theksoi vështirësitë që po hasen gjatë zbatimit të procesit, por ai garantoi se brenda 2022 problematikat e shfaqura do të zgjidhen nëse palët bashkëpunojnë mes tyre.

Sipas përfaqësues të DPT e pranishme në takimin e organizuar nga departamenti i kontabilitetit të UT deri më 14 dhjetor janë fiskalizuar 60,000 subjekte (50% e totalit që kanë detyrimin të fiskalizohen) dhe janë lëshuar 130 mln fatura të fiskalizuara. Në total kanë aplikuar dhe janë pajisur me certifikatë elektronike në të gjithë vendin 89,000 subjekte.

Te fiskalizuar dhe që lëshojnë fatura të fiskalizuara rezultojnë 42% e bizneseve të vogla në vend. Të pajisur me certifikatë elektronike janë 71% e biznesit të vogël. Brenda 2021 fiskalizimi mbyllet i plotë për biznesin e madh. Sipas tatimeve nga totali i 25,392 bizneseve të mëdha aktive janë fiskalizuar 86% e tyre. Kanë mbetur të pafiskalizuar 3,300 subjekte.

Në takimin u prezantuan nga përfaqësues të IKM dhe IEKA problematikat e evidentuara gjatë procesit të fiskalizimit. Kontabilistët u shprehen se procesi vijon ende të shtojë kostot te sipërmarrja, sidomos te bizneset e mëdha të cilat u duhej të ndryshonin zgjidhjet e mëparshme softëare, pasi nuk përshtateshin me faturimin e ri. Kostot më të larta sipas kontabilistëve janë për importuesit që duhet të punësojnë një pozicion pune për lëshimin e faturave të fiskalizuara. Problematikat e tjera të evidentuara janë mungesa e mbulimit me internet për të gjitha zonat e Shqipërisë, faturat e dubluara dhe funksionimi automatik (në sistemin SelfCare) të librave të TVSH-së.

Një tjetër shqetësim i ngritur ishte mosofrimi i zgjidhjeve teknike sipas kërkesave ligjore nga kompanitë softwarike, si në rastin e kompanive hidrokarbure që nuk ofrohet mundësia e stornimit të taloneve.

“Vetëfaturimit (pra rasti i faturave të lëshuara nga blerësi)në disa software ndodh që të shfaqen edhe në libër blerje dhe në libër shitje, kur në fakt duhet të shfaqen vetëm në librin e blerjeve. Në vijim lidhur me autongarkesat ka raste kur shfaqet në blerje me vlerë zero, ndërsa në shitje me vlerë. Pra shfaqet vetëm si faturë shitjeje. Nuk është i mundur modifikimi i faturës së fiskalizuar nga operatorë të ndryshëm nga ai që ka lëshuar faturën origjinale.

Të forcohen kriteret e licencimit të këtyre kompanive dhe të jenë përgjegjëse për penalitetet e biznesit që lidhen nga problematikat e shkaktuara nga software-t”, u theksua gjatë prezantimit të departamentit të kontabilitetit në prezantimin e problematikave të procesit./Monitor/

Etiketa: fiskalizimigjoba

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Kosova apo Shqipëria, cili shtet përfitoi më shumë nga Rruga e Kombit?

Kosova apo Shqipëria, cili shtet përfitoi më shumë nga Rruga e Kombit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com