GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fisnik Qosja i jep 125 MLN lekë pa garë Zylyf Haremit për vetura elektrike, personi pa licencë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fisnik Qosja i jep 125 MLN lekë pa garë Zylyf Haremit për vetura elektrike, personi pa licencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur e mori postin e kryetarit të bashkisë Kavajë, kandidati i PD-së, Fisnik Qosja, menduam se do të ishte ndryshe nga paraardhësit e tij socialistë. Por edhe ky u ka hyrë me kokë tenderave dhe po abuzon me buxhetin.

Së fundmi, kryetari kërkon të blejë makina elektrike për stafin e bashkisë. Janë trendi makinat elektrike, nuk duan karburant, janë ekologjike, të bëjnë të dukesh novator.

Në fakt Qosja, ashtu si homologët e tij në bashki të tjera, e përdor këtë inovacion transporti thjesht për të nxjerrë paratë e bashkisë drejt mikut të tij që i sjell këto mjete. Po të jetë për karburant, Qosja nuk vuan fare. Në tetor 2023, kryebashkiaku i firmosi kontratës Paulin Gegës që t’a furnizojë me 145 milionë lekë naftë.

Më datë 5 qershor 2024, Bashkia Kavajë ka hapur tenderin me objekt ‘Blerje automjete elektrike’. Sipas dokumenteve do të blihen 6 autovetura elektrike dhe për to do të shpenzohen 125 milionë lekë. Vetë bashkia është institucioni dhe autoriteti prokurues në këtë rast, çka do të thotë qartazi këto autovetura elektrike i duhen për stafin e brendshëm.

Në të vërtetë, nuk do të na tërhiqte vëmendjen ky tender, po të mos vinim re se është shkelur ligji mbi prokurimet. Në dokumentet e tenderit shohim se valëvitet ‘Flamuri i Kuq’ i vendosur nga Open Data Albania. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Kështu, deri më datë 20 qershor 2024 që ishte afati i fundit për dorëzim ofertash, vetëm ZYLYF HAREMI PF dorëzoi propozimin.

Dhe në të njëjtën ditë, në mungesë të konkurrencës, për të mos ndenjur më asnjë ditë pa makina elektrike, Qosja firmosi në kontratën me Haremin. Kontrata e firmosur pas procedurës me mungesë konkurrence dhe me një ofertë sa 100% e fondit limit është një abuzim i hapur me paratë e buxhetit të bashkisë.

Duket sikur kryetari Qosja ka dashur t’i bëjë një nder mikut të tij kavajas biznesmenit Haremi. Këtë e përforcon edhe profili i operatorit ekonomik që ka përfituar fondin. Haremi pavarësisht se merret me shitblerje makinash dhe pjesësh ndërrimi, nuk ka depozituar në QKB asnjë lloj licence.

“Blerja, shitja e mjeteve me motor dhe rimorkiove”, “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe e rimorkiove të reja ose të përdorura”, janë aktivitete që kërkojnë licencë. Ndër kriteret që duhen për licencë është drejtuesi teknik i miratuar nga ministria dhe autorizim i prodhuesit të makinave.

Këto informacione janë të rëndësishme për operatorin ekonomik, qoftë edhe person fizik si në këtë rast, të bëhen të ditura dhe të prezantohen në komisionin e tenderit.

Nga ana tjetër, shtimi i këtyre automjeteve në flotën e bashkisë Kavajë do të thotë që do të rriten edhe shpenzimet e tjera për to, që sigurisht do t’i paguajnë qytetarët. Për shembullin; në vitin 2022 janë shtuar 4,788,000 lekë shpenzimet për bashkinë nga blerja e 4 automjeteve, thuhet në raportin e fundit të KLSH për këtë bashki.

Dhe këto shpenzime janë bërë pa asnjë argument dhe raportim ligjor, thuhet në raport. Ashtu edhe blerja e këtyre  6 autoveturave elektrike është zhvilluar pa asnjë argument që justifikon blerjen e bërë.

Epo, Qosja duhet të japë llogari tek qytetarët, ndërsa APP nuk duhet të regjistrojë më tenderë abuzivë në sistem!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimeFisnik Qosjamakina elektriketender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
“Ti puth sytë”, telefonata e Erdogan me Arda Guler dhe ekipin turk bëhet virale

“Ti puth sytë”, telefonata e Erdogan me Arda Guler dhe ekipin turk bëhet virale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com