GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fisnik Qosja ia jep ushqimin e çerdheve të dënuarit për korrupsion, 120 mln lekë pa garë

12:24 - 10/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari demokrat i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, po bashkëpunon pa “komplekse” me një të dënuar për korrupsion, të cilit sapo i ka falur tenderin.

Kryetari demokrat i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, po bashkëpunon pa “komplekse” me një të dënuar për korrupsion, të cilit sapo i ka falur tenderin.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, po bashkëpunon pa “komplekse” me një të dënuar për korrupsion, të cilit sapo i ka falur tenderin. Abuzimi me fondet e prokuruara e bëjnë Qosjen të mos dallojë nga paraardhësit e tij të majtë dhe të djathtë.

Kryetari Qosja ka firmosur më datë 8 nëntor 2023 tenderin me objekt “Furnizimi me ushqime për kopshte, çerdhe dhe konviktorë”. Për një afat 10 muaj dhe do të shpenzohen 120 milionë lekë. Këto shpenzime janë të domosdoshme për ushqimin e fëmijëve, por lekët rrezikohen nga përvetësimi, para se të furnizohen kopshtet dhe çerdhet.

Nga monitorimi i Open Data Albania të bie në sy “Flamuri i kuq” që i është vendosur tenderit. Kjo shenjë tregon riskun e lartë të korrupsionit që ka kjo procedurë prokurimi.

“NELSA ” SHPK dhe  “BIO TRADE ALBANIA ” SHPK janë dy firma që kanë paraqitur ofertat e tyre për këtë tender. Por, kjo e fundit u përjashtua nga gara që në fillim, ndërsa në fazën e zhvillimit të tenderit mbeti vetëm firma ‘NELSA ” SHPK. Kështu, “Nelsa” u shpall fituese pa konkurrencë dhe përfitoi kontratën e majme.

Arrestimi

Sakaq, shohim se Qosja ka zgjedhur njeriu e duhur për të zhvilluar këtë aferë. Kompania “NELSA ” SHPK tashmë është në pronësi të Elsa Kamberi (Balla), por themeluesi dhe pronari i saj i vërtetë është Nexhmi Balla, babai i Elsës, biznesmen i njohur për aferat e tij me zyrtarët. Ai është dënuar për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.

Në 11 Korrik 2016, Policia e Shtetit arrestoi biznesmenët Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Shemsi Sinani, pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte zbuluar një rast korrupsioni në tenderët e ushqimeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku ishin përfshirë kompanitë e tyre “Vllaznimi” (sot, “Dajti Park 2007”); “Nelsa” dhe “M.B Kurti” (sot “Sinan Trading”).

Së bashku me biznesmenët, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan në atë kohë edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Pas arrestimeve, biznesmenët Kalaja, Balla dhe Sinani morën masat për të siguruar vijimësinë e kompanive të tyre, duke ua kaluar administrimin personave të afërt me ta. Balla ia ka kaluar vajzës së tij.

 

Tërshërë, pluhur pjekjeje dhe trahana me shumicë

Në listën e ushqimeve që do të furnizohen kopshtet dominojnë me sasi të mëdha produkte që përdoren pak ose aspak për fëmijët. Në dokumentet standarde të tenderit shohim se është një listë e gjatë me produkte ushqimore, ku një pjesë e mirë e tyre konsumohen shumë rrallë nga fëmijët në kopsht, dhe pothuajse fare nga fëmijët në çerdhe. Shohim se do të blihen në sasi të madhe tërshërë, miell misri, pluhur për pjekje, limonë, që përdoren në një sasi të reduktuara tek fëmijët.

Sidomos pluhuri i pjekjes nuk është shumë i këshillueshëm. Ndërsa në bie në sy se do të përdoren edhe 5 mijë kg bukë integrale, që gjithashtu është një sasi e madhe për t’i shërbyer fëmijëve deri në 5 vjeç.

Ndërsa janë edhe një sërë frutash dhe produkte të tjera, si kanellë, djathë kaçkavall, fruta të ndryshme, për të cilat prindërit thonë se nuk iu jepen fare fëmijëve. Në kopshtet shtetërore shpesh mëngjesi është shumë i vakët, dreka kryesisht ndonjë supë.

Gjithsesi vetëm Qosja dhe Balla mund të na sqarojnë se si e kanë përpiluar këtë listë ushqimesh dhe për sa fëmijë është planifikuar blerja. Sepse nuk është çudi që Qosja të ketë blerë tërshërën (1000 kg), trahana (400) që mund t’i ketë mbetur stok Ballës nëpër magazina.

 

Lexo edhe:Denoncimi në KPP/ Ulsi Manja firmos 613 mln lekë për reçel dhe erëza për Burgjet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ArrestimCerdheFemijeFisnik QosjaKavajëkopshteNelsa shpkNexhmi Balllaushqiume

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht/ Berisha: Dështim i sistemit…

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht/ Berisha: Dështim i sistemit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com