GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fisnik Qosja: Ja pse Bashkia e Kavajës paguan inceneratorin e Tiranës

19:33 - 18/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qosja: Do bashkëpunoj me Kryeministrin për të mirën e Kavajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre ditë më parë, në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, atje ku Erion veliaj miratoi vendimin për ti kaluar inceneratorit të Tiranës një fond shtesë prej 5.8 mln euro, kundrejt akuzave të opozitës, tha se Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga një demokrat, ka bërë pagesat edhe në muajin gusht. “Ata shkuan me tanga dhe paguan, ne do shkojmë me kostum”, tha Veliaj.

Sot, nga studion e Syri Tv, kryebashkiaku I Kavajës, Fisnik Qosja, iu përgji Erion Veliajt, duke thënë se pagesa ishte një detyrim kontraktor i padiskutueshëm, pasi është vetë ligji i bërë nga qeveria, që e imponon këtë miratim.

Teksa tha se nuk pendohet për këtë pagesë, Qosja shtoi se ai ndjente një detyrim moral të kujdesej për pastrimin e qytetit në pikun e sezonit turistik.

“E kisha të nevojshme që të sqaroj qytetarët e Kavajës për këtë çështje, jo për të bërë replikë me Erion Veliajn, sepse replika me Erion Veliajn dhe betejën me të e kemi fituar me 14 maj.

Këtij i ka ngelur ora prapë ‘Kavaja-Kavaja-Kavaja’ , kështu që e ka marrë përgjigjen dhe do ta marrë kur të dojë dhe si të dojë, në lidhje me çështjen në fjalë.

Së pari, unë jam kryetari i Bashkisë Kavajë dhe kam detyrim t’ju përgjigjem qytetarëve të Kavajës për pastrimin e qytetit, sepse e kam marrë detyrën më 14 qershor në pikun e sezonit turistik, pra një atmosferë e pakëndshme në bashkinë e Kavajës, ku asgjë nuk funksiononte dhe ku nuk kemi gjetur as stilolaps dhe as letër.

Kur unë isha i detyruar të pastroja qytetin dhe të pastroja bregun e detit, ku kemi pasur mijëra turistë që kanë vizituar Kavajën këto kohë, kështu që detyra ime është që unë të marr masa dhe në bazë të rregullave që janë vendosur nga paraardhësit e mi, të vazhdoja rrugën dhe të bëja pagesën për inceneratorin dhe jo, nuk jam penduar fare që e kam bërë pagesën sepse i kam bërë nder Kavajës për ta pastruar.

Por kontrata e inceneratorit është aferë korruptive dhe kjo nuk ka diskutim, këtë e dinë të gjithë dhe jo vetëm unë si kryetar I bashkisë, këtë e thonë ekspertët dhe gjithë njerëzit. Pra, ka dalë në dritë e vërteta. Por, duke qenë i kushtëzuar dhe duke qenë se mandati sa ka filluar, unë isha i detyruar të paguaja pagesën për inceneratorin sepse kam detyrim dhe ndaj qytetarëve dhe ndaj bizneseve.

Çështja e inceneratorit, presionin e ka në maksimum pasi i tillë është vetë ligji që është bërë nga qeveria që të detyron që ti të shkosh të paguash faturën, një detyrim kontraktor i padiskutueshëm”, tha ai.

Etiketa: Fisnik QosjainceneratorVeliaj

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Afera e inceneratorëve, Malltezi: SPAK është mashë e Soros, “koka” e grupit është vetë Rama

Malltezi: Ku shkuan 62 milion euro të inceneratorëve?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com