GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fisniku i Kavajës i jep të dënuarit për korrupsion 100 MLN lekë të ushqimit të Azilit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Fisniku i Kavajës i jep të dënuarit për korrupsion 100 MLN lekë të ushqimit të Azilit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, ia beson ushqimin e Azilit të të moshuarve një kompanie me pronar të dënuar për korrupsion. Tenderi që ka marrë “Flamur të kuq”, është organizuar nga drejtori Fisnik Krasniqi, që është në varësi të bashkisë.

Kështu shënohen nga Open data Albania procedurat e prokurimit korruptive dhe në mosrespektim të ligjeve anti-korrupsion. Prokurimi është zhvilluar me një konkurrent të vetëm. Shpesh këto tendera janë më shumë se mungesë konkurrence në treg, shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokumentesh në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste.

Më konkretisht, Shtëpia e të Moshuarve Kavajë ka kryer tenderin me objekt “Furnizim me ushqime” me fond limit 8 195 600,00 lekë ose 9,834,720,00 lekë.

Bëhet fjalë për furnizimin për 1 vit të kuzhinës me produktet e domosdoshme për gatim. Tenderi u njoftua në Agjencinë e Prokurimeve më 29 janar 2025, ndërkohë që dita e fundit e dorëzimit të dokumenteve ishte më 10 shkurt 2025. Dhe brenda kësaj dite është mbyllur me nxitim ky prokurim, i cili është kryer me një pjesëmarrës.

I vetmi operator ekonomik i paraqitur në tender ishte “4 S”, me pronar “de facto” Shemsi Sinanin, i dënuar për korrupsion me tenderat.

Kjo është një nga firmat kryesore që marrin pjesën e luanit të furnizimit me ushqim të konvikteve, azileve, qendrave rezidenciale, burgjeve, spitaleve dhe institucioneve. Prokurimet në këtë sektor janë kthyer në fiktive sepse janë të njëjtat firma që i kanë monopolizuar furnizimet. Pa pyetur fare për mungesën e konkurrencës, 4 ditë më vonë është lidhur kontrata me “4 S”.

Kompania që korrupton drejtorët

Shpjegojmë këtu se firma ‘4S’ drejtohet nga Xhino Sinani, por themeluesi dhe drejtuesi real i saj është babai i tij Shemsi Sinani, i cili me firmën “Sinani Trading” shpk është akuzuar më parë për vjedhje me tenderat. Më parë kompania quhej  “M. B. KURTI” SHPK, por pas shumë abuzimeve dhe numrit të lartë të tenderave ndryshoi emri në “Sinani Trading” shpk, për t’i shpëtuar drejtësisë. Gjithsesi në vitin 2018 aferat e kësaj kompanie u zbuluan dhe pronari i saj  Shemsi Sinani doli para drejtësisë.

Kujtojmë se, bëhet fjalë për skandalin ku u përfshi ish-zëvendës drejtori i burgjeve, Iljaz Labi.

Drejtori bashkë me Shemsi Sinanin kishin abuzuar dhe zhvilluar në shkelje të ligjit tenderin për blerjen e ushqimeve në burgje.

Sinani, kreu i kompanisë “Sinani Trading” shpk kishte fituar tenderin pa garë dhe me probleme në dokumentacione, asaj kohe Gjykata e Lartë vendosi katër vite burg për të. Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin. Administratorët e këtyre shoqërive me në krye Shemsi Sinanin paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Por, pavarësisht këtij skandali, kompania e Shemsi Sinanin vazhdon të gllabërojë tendera me një emër të ri.

Klient i besuar në bashkinë Kavajë

Vetëm gjatë vitit 2024 kompania “4 S” mori 74 tendera nga njësitë vendore, ku pjesa dërrmuese ishin me “Flamur të kuq”.

Dhe qeverisja vendore Kavajë bën pjesë në hartën e tenderave që ka përfituar “4S”. Kështu në prill 2024 është lidhur kontrata e Azilit me vlerë 1 800 000,00 lekë me kompaninë e Sinanit për furnizimin me mish dhe nënprodukte të tij. Kontrata akoma nuk ka mbaruar sepse është me afat 12 muaj, por brenda kohëzgjatjes së saj, i jepet një tjetër tender të njëjtës firmë. Në të njëjtën ditë kjo kompani ka marrë edhe tenderin për bulmet dhe nënprodukte të tij të institucionit të Azilit me vlerë 1 800 000,00 lekë dhe me afat 1 vit. Por kompania nuk merret vetëm me ushqimet. Bashkia Kavajë i ka dhënë vitin e kaluar kompanisë së Sinanit edhe kontratën për dru zjarri dhe pellet.

Ligji është shumë i qartë dhe e ndalon pjesëmarrjen në tendera të kompanive me aksioner apo drejtues të dënuar më parë. Dhe në dokumentet standarde të tenderit vendoset kjo pikë.

Por komisionet nuk i referohen ose e zbatojnë krejt formalisht duke u mjaftuar me dëshminë e penalitetit të pronarit zyrtar, pa e verifikuar historikun e mëparshëm.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: qosjatender

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Aksident tragjik me dy viktima në kthesën e Viroit, kush është biznemeni që humbi jetën (Emri)

Aksident tragjik me dy viktima në kthesën e Viroit, kush është biznemeni që humbi jetën (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Aktualitet

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26

Moti i keq dhe reshjet e shiut janë përkeqësuar duke shkaktuar kështu problematika në disa zona të veriut. Një numër...

Lexo më shumë
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com