GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fitimet e transferuara jashtë për 6 mujorin I 2021 arrijnë rekordin e 14 viteve të fundit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Fitimet e transferuara jashtë për 6 mujorin I 2021 arrijnë rekordin e 14 viteve të fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bizneset e huaja transferuan një shumë rekord fitimesh jashtë vendit në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, flukset dalëse në të ardhurat nga investimet kishin vlerën e 294 milionë eurove, në rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë tremujorit të dytë, vlera e fitimeve të transferuara jashtë arriti në 153 milionë euro, me rritje vjetore me 16%.

Vlera e fitimeve të transferuara jashtë vendit këtë vit është më e larta në të paktën 14 vitet e fundit. Viti 2021 po shënon një kthim në tendencën e rritjes së transferimit të fitimeve jashtë vendit. Vitin e kaluar, fitimet e transferuara jashtë shënuan një rënie me 5.1%, por kjo ishte sërish vlera e dytë më e lartë në 12 vitet e fundit.

Në kahun e kundërt, flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për gjysmën e parë të këtij viti ranë në 42 milionë euro, 26% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte negativ në vlerën e 252 milionë eurove. Deficiti në këtë zë u rrit me 22% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se deri tani pandemia nuk e ka frenuar shumë shpërndarjen e dividendëve nga kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri. Vlera relativisht e lartë e fitimeve të transferuara tregon se efekti i krizës në këtë drejtim nuk ka qenë shumë i madh, ndoshta edhe për shkak të optimizmit se rimëkëmbja nga pandemia do të jetë e shpejtë. Nga ana tjetër, rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos pas vitit 2014, përbën në vetvete një premisë që dalja e fitimeve jashtë vendit të rritet, me qëllim marrjen mbrapsht të investimeve të kryera.

Vlen të thuhet se, në fillim të këtij viti, autoritetet rregullatore të tregjeve financiare hoqën pengesat për shpërndarjen e fitimeve nga vitet e mëparshme për bankat dhe kompanitë e sigurimeve. Ndalimi i shpërndarjes së dividendëve u kufizua vetëm për fitimin e realizuar në vitin 2020, si edhe fitimet që do të realizohen gjatë këtij viti.

Një faktor tjetër që e ndikon thellimin e bilancit negativ në zërin e të ardhurave nga investimet për ekonominë shqiptare janë edhe fitimet nga investimet e portofolit.

Megjithatë, fitimet e transferuara jashtë vendit nuk përfshijnë vetëm të ardhurat nga biznesi, por edhe ato nga investimet e portofolit, ndaj një ndikim ka pasur është edhe rritja e borxhit të jashtëm në vitet e fundit, sidomos nga qeveria shqiptare. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për tremujorin I qeveria shqiptare shpenzoi 6.5 miliardë lekë ose rreth 53 milionë euro për interesat e borxhit të jashtëm. Kjo shumë është afërsisht sa 18% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet./E.Shehu

Burimi: BSH

Monitor

Etiketa: paratransferim jashte

Lajme të lidhura

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para

Horoskopi për ditën e sotme, 15 shtator 2021

TË FUNDIT

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi
Sport

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26

Dinamo e Ilir Dajës ka marrë një fitore të bujshme ndaj Partizanit, duke triumfuar 4-2 në Vorë në javën e...

Lexo më shumë
Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

18:02 - 12/09/26
Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

17:45 - 12/09/26
Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

17:34 - 12/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com