GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fitimi i tregut të sigurimeve, në rritje për të tretin vit radhazi

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitimi i tregut të sigurimeve, në rritje për të tretin vit radhazi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i sigurimeve i rriti fitimet për të tretin vit radhazi në 2021.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), rezultati financiar i tregut arriti vlerën e 1.12 miliardë Lekëve ose 9.3 milionë Eurove. Krahasuar me vitin 2020, fitimi i siguruesve shqiptarë është rritur me 7.9%.
Megjithëse të dhënat e detajuara financiare nuk janë ende të disponueshme, vlerësohet se ndikimin kryesor pozitiv në zgjerimin e fitimeve vitin e kaluar e ka dhënë rritja e të ardhurave nga primet. Sipas AMF, primet e shkruara bruto për vitin 2021 u rritën me 16%, ndërsa të ardhurat neto nga primet në total u rritën me 11.6%, krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, tendenca e fitimit edhe këtë vit ka qenë e ndryshme për tregjet e sigurimit të Jetës dhe të Jo-Jetës. Kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës raportuan fitim neto në vlerën e 992 milionë lekëve ose 8.2 milionë Eurove. Fitimi i tregut të Jo-Jetës u rrit me 12.5% krahasuar me vitin 2020.
Raporti i dëmeve neto (pa përfshirë pagesën e dëmeve nga risiguruesit) në raport me primet e fituara neto vitin e kaluar u rrit në 34.4%, nga 31.9% që kishte qenë një vit më parë.
Megjithëse në terma bruto vitin e kaluar u paguan më pak dëme, në to pati një pjesë më të vogël të paguar nga risiguruesit. Kjo lidhet në një masë të madhe me strukturën e dëmeve. Në vitin 2020, pjesa më e madhe e dëmeve ishin të lidhura me tërmetin e nëntorit 2019. Zakonisht, katastrofat janë përgjegjësi që masën dërrmuese risigurohen dhe kompanitë shqiptare paguan vetëm një pjesë të vogël të faturës së dëmeve.
Ndërkohë, vitin e kaluar tregu iu kthye tendencave normale, ku dëmet u dominuan kryesisht nga sigurimet motorike, ndaj edhe pagesat neto të tyre nga kompanitë e sigurimeve u rritën.
Por, ndërsa shpenzuan më shumë për dëme, kompanitë e sigurime ulën disi shpenzimet e tjera të aktivitetit. Raporti i shpenzimeve, që përfaqëson raportin midis shpenzimeve operative neto dhe shpenzimeve të tjera neto për sigurimet kundrejt primeve të fituara neto, vitin e kaluar ra në 58.6%, nga 60.6% që kishte qenë një vit më parë.
Kompanitë e sigurimit të Jetës pësuan rënie të fitimit neto për të dytin vit radhazi, në shumën e 129 milionë lekëve, 18.8% më pak krahasuar me vitin 2020. Sipas AMF, rënia është ndikuar kryesisht nga rritja e shpenzimeve operative përkundrejt primeve të shkruara bruto, si edhe rritja e pagesës së dëmeve. Kompanitë e sigurimit të jetës janë prekur ndjeshëm nga rritja e vdekjeve që është regjistruar në periudhën pas pandemisë dhe efektet në dëme janë ndier sidomos vitin e kaluar.
Në fund të vitit të kaluar, kompanitë e sigurimeve zotëronin një kapital aksioner në vlerën e 13.6 miliardë Lekëve ose 112 milionë Eurove, në rritje me 7.5% krahasuar me një vit më parë. Rritja e fitimeve ka dhënë ndikimin kryesor në zgjerimin e kapitalit të tregut./monitor

Etiketa: cmimfitimte ardhuraTregu

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
E masakroi me dy plumba në kokë, çfarë i tha autori Nevila Pjetrit kur e hodhi në shtratin e lumit

E masakroi me dy plumba në kokë, çfarë i tha autori Nevila Pjetrit kur e hodhi në shtratin e lumit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe Skëndër Hitën
Aktualitet

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe Skëndër Hitën

11:43 - 20/10/26

Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kryeministrin Edi Rama. Në kallëzim renditen gjashtë...

Lexo më shumë
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com