GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fitoi Bashkinë e Kukësit, Halilaj: Detyra ime nis tani, ja çdo bëj…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitoi Bashkinë e Kukësit, Halilaj: Detyra ime nis tani, ja çdo bëj…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albert Halilaj, i cili u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, duke marrë mandatin e kryebashkiakut, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se detyra e tij fillon tani. Ai thekson se besimin e cdo qytetari do ta kthejë në punë.

Halili u shpreh se me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama tashmë projektet për bashkinë e Kukësit do të bëhen realitet.

“Ende nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve kur Kukësi foli, qytetarët e Kukësit folën e Kukësi vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit.

Gjatë ditëve të fushatës u shprehëm e folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej Kukësi më i mirë, qytetarët e Kukësit na besuan dhe  ky  besim i madh është një detyrim i jashtëzakonshëm.

Detyra ime fillon këtu, për ta kthyer në punë besimin e tyre, që ditën e parë të fillimit të punës për bashkinë.

Do të doja të thoja edhe diçka tjetër: besimi juaj, në fakt, është një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Kukësit e për t’i shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar ose jo. Ne do të jemi në shërbim të çdo kuksiani me më të mirën tonë. Jemi përpara një sfide të jashtëzakonshme, për ta bërë atë që kemi premtuar.

I jam mirënjohës çdo kuksiani që kam takuar e biseduar, çdo kujt që ka ecur në krah me mu, çdo kujt që ka punuar për fitoren, çdo strukture socialiste, çdo miku e shoku, pa harruar familjarët e mi. Mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Projektet tona për Kukësin do të bëhen realitet. Ky është objektivi ynë.

Faleminderit të gjithë votuesve, numëruesve, komisionerëve, punonjësve të policisë, gazetarëve, të gjithëve ju që na ndihmuat të kishim këtë fushatë të shkëlqyeshme e këtë fitore të rëndësishme për familjen tonë të madhe me emrin Kukësi! Faleminderit nga zemra Kuk💜si!”, shkruan Halilaj.

Etiketa: halilajKukesmesazhi

Lajme të lidhura

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”
Aktualitet

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26
Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!
Aktualitet

Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

12:02 - 10/11/26
Para
U fundos në Portin e Durrësit, nxirret nga uji anija e peshkimit

U fundos në Portin e Durrësit, nxirret nga uji anija e peshkimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”
Aktualitet

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

12:02 - 10/11/26
Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:48 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com