GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fitoi medaljen e artë, Karaqi: Përfaqësova Shqipërinë prej faktit se Kosova…

17:21 - 28/06/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Fitoi medaljen e artë, Karaqi: Përfaqësova Shqipërinë prej faktit se Kosova…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alvi Karaqi fitoi medalje ari në sportin e karatesë në Lojërat Europiane pak ditë më parë. Në një intervistë për televizionin “Panorama TV”, kampioni i Europës u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses duke treguar edhe objektivat që ka.

“Medalje e arit? Ndihem shumë i lumtur dhe ende nuk jam shkëputur nga euforia. Më vjen mirë që jam më i miri në Europë dhe që Shqipëria ka një kampion Europe në karate pas 20 vitesh. Normal që kur reflekton, kupton se medalja ka vlerë për sportin shqiptar dhe jo vetëm për mua.

Kampion në Europë? Është e vështirë sepse nuk është kultivuar shumë si sport dhe nuk është mbështetur financiarisht dhe ka pasur rënie. Ka pasur rënie kualiteti dhe kur sportistët kalojnë në kategorinë Senior, kanë nevojë për financa dhe nuk janë mbështetur edhe pse Shqipëria ka pasur talente. Durimi është ndalur dhe nuk e kanë vazhduar.

Vështirësia? Ka qenë pjesëmarrja si fillim sepse Lojërat Europiane kanë kualifikim dhe marrin pjesë vetëm më të mirët. Kjo qenë një vështirësi pasi duhej të kualifikohesha mes 7 më të mirëve por e kam respektuar për vete. Kur erdhi puna për garë dhe për të luajtur me më të mirët, duhet koncentrim i madh për t’i mposhtur dhe një ditë me fat. Ishte ditë me fat.

Nuk kam fjalor të pasur të përshkruaj atë që ndodhi. Kam qarë dhe ka pasur shumë rëndësi kjo medalje pas lëndimeve, ndalesave dhe humbjeve që kisha dhe që më ulën moralin. Ky gëzim nuk është vetëm për fitoren por si rezultat i të gjitha viteve,

Dedikim? Ua dedikoj shumë njerëzve por kryesisht familjes, trajnerit, edhe normalisht gjithë Shqipërisë sepse jam ndjerë krenar që kam kënduar himnin kombëtar.

Medalje argjendi? Kam qenë në stres sepse nuk e dija nëse do të kualifikohesha dhe kur kam hyrë në zonën medalje e dija që jam kualifikuar. Kisha shumë emocione dhe shumë orë pushim e ato orë vizualizova fitoren dhe kisha shumë qetësi. Isha i bindur që në gjysmëfinale se nuk mund të më mposhtte askush. E theva akullin.

Luiza Gega? I uroj shumë për fitoren Luizës. Nuk kemi pasur kontakt personal por vetëm me komente dhe shpresoj që të takohemi edhe në jetën e përditshme. Jam gëzuar shumë dhes shpresoj që edhe Alban Beqiri të hyjë në zonën e medaljeve sot.

Shqipëria? Pse jo? Në 2013 kur Kosova ishte ende e izoluar në sport, Bujar Nishani na ka dekoruar disa sportistëve që të përfaqësojmë Shqipërinë dhe të mos jemi peng i politikës. Që në 2014 kam përfaqësuar Shqipërinë dhe isha nënkampion Europe. Kalova një periudhë për Kosovën me marrëveshje dhe nga fundi i 2019 u ktheva për Shqipërinë dhe do të mbyll karrierën këtu.

Ndjej keqardhje për veten sepse në 2 edicione në Baku dhe Minsk kam qenë për Kosovën dhe 3 sekondat e fundit kam humbur medalje. Nuk ishte e shkruar të fitoja për Kosovën por fati më rezervoi fitore për flamurin kombëtar. Ma kanë uruar edhe Federata e Kosovës dhe ka qenë presidenti me Fidel Yllin. Ka qenë presidenti i Federatës së Kosovës që më dha medalje dhe jam i lumtur që 2 presidentët ishin dëshmitarë të kësaj fitoreje.

Familja? Nuk kanë mundur që të jenë por më kanë mbështetur non-stop. Kanë folur me trajnerin shumë dhe e kam ndjerë shpirtërisht mbështetjen.

Pushimet? Dua të pushoj pak në Dhërmiun e bukur e më pas të shoh se çfarë planesh do të kem për të ardhmen. Të shoh gjendjen e trupit dhe punën që bëj sepse jam mjek. Qëllimi është pjesëmarrja në kampionatin ballkanik në shtator sepse mbahet në shtator. Ballkani ka shumë kampionë dhe kjo do të thotë se do të ketë kampionë të mëdhenj dhe ja vlen të ndiqet nga njerëz që nuk janë pjesë e karatesë./PanoramaSport

Etiketa: Karaqilojerat europianeShqiperia

Lajme të lidhura

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!
Breaking Views

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen
Sport

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Para
Olta Gixhari uron Kurban Bajramin, ja çfarë shkruan

Olta Gixhari uron Kurban Bajramin, ja çfarë shkruan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë
Aktualitet

Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, policia asnjë masë

09:10 - 20/03/26

Mëngjesin e sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, ka...

Lexo më shumë
Federata Shqiptare e Futbollit uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Federata Shqiptare e Futbollit uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

08:49 - 20/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:46 - 20/03/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Institucione të dobëta dhe korrupsion i lartë, pengesat kryesore për mirëqenien në Shqipëri

08:24 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com