GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fitojnë Bayern e Dortmund, si përfunduan ndeshjet në Bundesligë

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Fitojnë Bayern e Dortmund, si përfunduan ndeshjet në Bundesligë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi e eliminoi nga Kupa e Gjermanisë, Bayern Munich i kthen reston në Bundesliga Freiburgut

Skuadra e Thomas Tuchel mori fitoren minimale 0-1 në “Europa-Park Stadion”, duke vijuar kryesimin e kampionatit.

Ndeshja e vlefshme për raundin e 27-të u dominua nga bavarezët, megjithatë rruga drejt rrjetës u gjet vetëm njëherë dhe kjo në minutën e 52’ nga De Ligt.

Pas asistit të Musiala, De Ligt realizoi për Bayern Munich, duke i dhuruar ekipit të tij tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas këtij takimi Bayern kryeson me 58 pikë, teksa Freiburg renditet në vend të katërt me 47 pikë.

Borussia Dortmund nga ana tjetër mori fitoren 2-1 ndaj Union Berlin, në një ndeshje që u dominua nga vendasit. Skuadra e Terzic mori avantazhin në minutën e 28’, me Malen që zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 61’ Union Berlin gjeti barazimin me Behrens, megjithatë në minutën e 79’ Moukoko vulosi rezultatin e këtij takimi dhe u dhuroi fitoren vendasve.

Pas javës së 27-të Dortmund qëndron në vend të dytë me 56 pikë, teksa Union Berlin renditet në vend të tretë me 51 pikë.

Ndërkohë Bayern Leverkusen-Eintracht Frankfurt u mbyll me rezultatin 3-1. Golat për vendasit i realizuan Adli në minutën e 10’, Diaby në minutën e 34’ dhe Azmoun në minutën e 90+5’, teksa për Frankfurt rrugën drejt rrjetës e gjeti Sow në minutën e 74’. Pas këtij takimi Bayer Leverkusen renditet në vend të gjashtë me 43 pikë, teksa Frankfurt në vend të shtatë me 41 pikë.

Etiketa: bayernBorusia

Lajme të lidhura

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
Para
Akuzat për financimet ruse, paralajmëron Kryemadhi: Pasi civile e..

Akuzat për financimet ruse, paralajmëron Kryemadhi: Pasi civile e..

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

18:13 - 22/10/26

Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë për personat e arrestuar, të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime...

Lexo më shumë
Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com