GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fiton kompania mike/ Veliaj shpenzon 20 mln lekë për monitorues trafiku, por Tirana mbetet në kolaps

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Fiton kompania mike/ Veliaj shpenzon 20 mln lekë për monitorues trafiku, por Tirana mbetet në kolaps
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrugët e Tiranës nuk gjejnë asnjëherë qetësi, pasi çdo ditë kryeqyteti është në kolaps nga trafiku i rënduar. Ekspertët e sinjalistikës kanë treguar e shkak për trafikun dhe aksident shpesh herë bëhen mungesa e tabelave, rrugët jo në cilësinë e duhur, mos respektimi i rregullave, punimet orë e pa orë në rrugë dhe përmbytja e tyre pasi nuk funksionojnë kanalet kulluese. Ndërsa ka edhe nga ato raste ku trafiku krijohet për shkak se policët përgjegjës korruptohen dhe nuk kryejnë si duhet detyrën.

Pra, janë një sërë arsyesh pse çdo ditë në Tiranë përballemi me kaos, sidomos në ditë shiu. Sigurisht që bashkia është ajo që duhet të veprojë për të gjetur një zgjidhje. Por, kryebashkiaku Erion Veliaj hidhet në veprim, duke përdorur skema mashtrimi dhe me planin për të përfituar vetë.

Edhe në këtë rast, në vend gjë të gjejë një zgjidhje konkrete për trafikun e rënduar, Veliaj shpenzon 20 milionë lekë për monitorues trafiku. Ky tender është klasifikuar si një projekt me “RedFlag” nga openprocurement, pasi cenon konkurrencën dhe ka shkelur rregullat bazë të ligjit për prokurimet.  Së pari evidentohet se 20 milionë lekë është një vlerë e lartë vetëm për monitorimin online të trafikut, pasi këtu shërbimi do i duhet si përforcues dhe vendimmarrës monitorimet që bëhen në terren, pra kjo është një kostot shtesë vetëm për një pjesë të shërbimit.

Fitues i paracaktuar

Më tuje, në dokumentet e publikuara vihet re se, Bashkia Tiranë ka skualifikuar nga garë në procesin e shqyrtimit të ofertave të gjitha kompanitë, duke u bazuar në kritere burokratike dhe zvarritëse. Kështu la në garë vetëm kompaninë “ALBTELECOM” sha, të cilës në këto kushte “ia fali”  këtë tender duke e shpallur fituese automatikisht. Shkelje tjetër është që kjo kompani ka paraqitur ofertën më të shtrenjtë dhe është pranuar, ndërsa 2 kompani të tjera me ofertë më të lirë janë refuzuar.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se “ALBTELECOM” sha fiton tenderat për këtë shërbim që nga viti 2013, pavarësisht se me cilët kompani të tjera garon, apo kushteve që përcaktohen në tender.  Këto fakte lënë hapësira për të dyshuar se gara për këtë tender është shpallur me fitues të paracaktuar, ndërsa i gjithë procesi është fiktiv dhe në shkelje të ligjit.  Kështu, shihet qartë që plani i Veliaj me propagandë se do të reduktojë trafikun ka dështuar, sëbashku me çdo plan tjetër miliona eurosh që ai ka zhvilluar më për sërish për këtë qëllim/ E.H/

 

 

 

Etiketa: 20 milion lekeabuzimAlbtelecomErion Veliajgarekryesore2monitoruestenderTrafik

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Aksidenti në Tiranë/ Babai 5 brinjë dhe legenin e thyer, foshnja 3 muajshe është… (Detajet)

Aksidenti në Tiranë/ Babai 5 brinjë dhe legenin e thyer, foshnja 3 muajshe është... (Detajet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Aktualitet

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26

Nga Brukseli, deputetja e PD-së kërkon që integrimi të sjellë përfitime për bizneset, fermerët dhe familjet, duke e lidhur këtë...

Lexo më shumë
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com