GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fiton oligarku i fondeve/ Veliaj, 1.8 mln euro për lagjen e VIP-ave

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fiton oligarku i fondeve/ Veliaj, 1.8 mln euro për lagjen e VIP-ave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, do të shpenzojë 1.8 milionë euro për të rregulluar rrugicat në lagjen “Kodra e Diellit”. Sipas ligjit nga ky muaj e deri në maj Bashkisë nuk i lejohet të zhvillojë tenderë. Për shkak se përkon me vitin zgjedhor dhe na ndajnë vetëm 4 muaj nga zgjedhjet lokale. Por, si në çdo rast Veliaj e neglizhon ligjin dhe ndaj tij  nuk merret kurrë asnjë masë. Këtë herë për të siguruara edhe votat e një rangu më të lartë shoqërore, Veliaj  ka vendosur t’iu rregullojë lagjen VIP-ave që jetojnë në “Kodrën e Diellit”.

Për këtë ai ka mbyllur me datë 16 janar tenderin me objekt “Rikualifikimi urban i zonës “Kodra e Diellit” – Faza II”.  Për këtë tender kanë paraqitur ofertat e tyre  10 kompani. Por, Veliaj i ka skualifikuar menjëherë të gjitha në shqyrtimin e parë dhe ka lënë në garë vetëm firmën  “K A C D E D J A”, në pronësi të Skënder Kacdedjas. Paraditen e së hënës Bashkia Tiranë i ka dhënë këtij të fundit tenderin në fjalë pa garë fare. Për këtë prokurimi mban flamurin e kuq, pasi ka shkelur rregullin për konkurrencën transparente.  Nga ana tjetër Open Data evidenton si rrezik edhe vlerën kaq të lartë të fondit limit për të rikonstruktuar disa rrugica. Që në fakt janë ekzistente dhe në gjendje të mirë.

Vjedhjet e Kacdedjas

Sikur të mos mjaftonin këto fakte të tjera tregojnë se ky projekt është afera e radhës e Veliajt në bashkëpunim me një nga ndërtuesit që tashmë njihet si hajdut fondesh. Skënder Kacdedja është kapur edhe më parë duke vjedhur tenderë. Ky biznesmen që sot është pjesë e rrethit të klientelës së Erion Veliajt dhe Rakip Sulit, është kapur duke përfituar në mënyrë të padrejtë fondet publike, në bashkëpunim me Xhelal Miziun, ish-kryebashkiak i Kamzës

Disa javë para se të largohej si kryebashkiak i Kamzës, Xhelal Mziu kishte piketuar një tender me vlerë 400 milionë lekë për kompaninë e ndërtimit ‘Kacdedja’, me nipt: K51712017A, në pronësi të Skënder Kacdedjes. Objekti i tenderit ishte ndërhyrja në disa rrugë në Kamëz. Tenderi është denoncuar si korruptiv në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania ‘Shëndelli’ në pronësi të Yzedin Bozhajt një klient në kufijtë e oligarkut që përlan paratë publike me tendera të dyshimtë, madje duke tejkaluar edhe Kacdedjen.

Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar si të paligjshëm tenderin kur fitues ishte shpallur ‘Kacdedja’. Në vendim thuhet se rivlerësimi i procedurës së prokurimit në drejtim të kualifikimit të ofertës së operatorit ekonomik “Kacdedja” sh.p.k. është kryer në shkelje të afateve të ankimit administrativ.

 

Gjithsesi, në shkurt të vitit 2021, Skënder Kacdedja DHEDed Malutajn kapën një tender nga Erion Veliaj me vlerë 5.3 milionë dollarë për rindërtimin në Kombinat.

Sipas burimeve të rezervuara, nga ky tender janë ndarë të paktën 1 milionë dollarë mes rrethit të korruptuar të Veliajt dhe dy klientëve fitues. Kacdedja dhe Malutaj kanë marrë edhe dy tenderë të tjerë të dyshimtë nga Veliaj. Me vlerë rreth 1 miliard lekë për ndërtimin e shkollës ‘Pajan’ dhe kopshtit ‘Gurrë’

Pesë tendera të tjerë për rindërtimin, me vlerë miliona euro, Kacdedja i ka marrë nga Veliaj, në bashkëpunim me Ndue Kolën dhe Urim Pepën, pjesë e rrjetit klientelist të Rilindjes. Skënder Kacdedja është shndërruar edhe në klient i Rakip SuliT, një nga zyrtarët më qesharakë dhe abuzues në vend. Edhe pse në Shqipëri ka me qindra kompani ndërtimi. Rakip Suli i ka dhënë pa konkurrencë Skënder Kacdedjes tenderin për ndërtimin e rrugës “Fahri Ramadani” Paskuqan 2. Me vlerë 170 milionë lekë, aq sa fondi limit. Një tjetër tender të dyshimtë, për të cilin ka pasur edhe ankesa, Kacdedja e ka marrë për përforcim banesash ekzistuese në Kamëz, me vlerë 130 milionë lekë.

Epo ky rrjet i Veliaj duhej të kishte shkuar më parë në SPAK. Por kur ky institucion fle, ata e bëjnë gjëmën edhe para zgjedhjeve nën hundën e drejtësisë.

Lexo: Legjenda e Pyllit Orbital/ Denoncohet sërish tenderi i Veliajt

Etiketa: Erion Veliajlagjia Kodra e DiellitrryficaSkender Dedjatendervipa

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Shpërthen Kejvina ndaj Luizit: I neveritshëm

Shpërthen Kejvina ndaj Luizit: I neveritshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen...

Lexo më shumë
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com