Union Berlin ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj RB Leipzig, ndërsa vijon të jetë në garë për titullin.
Sfida e zhvilluar në “Red Bull Arena” përfundoi me fitoren 1-2 të miqve, të cilët në këtë takim kishin fatin në anën e tyre.
Ishin vendasit ata që zhbllokuan takimin në minutën e 24’ me Henrich, teksa Haberer i dhuroi barazimin skuadrës së tij në minutën e 61’.
Miqtë nuk u ndalën me aq, në minutën e 72’ Knoche realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi fitoren Union Berlin-it.
Pas takimit të 20-të të Bundesliga, RB Leipzig qëndron në vend të pestë me 36 pikë, teksa Union Berlin ngjitet në vend të dytë me 42 pikë, një më pak se Bayern kryesues.
Discussion about this post