GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Fitorja e disiplinës strategjike

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ditmir Bushati: Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes Bullgarisë-RMV
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ditmir Bushati

Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit, të kërkuar me këmbëngulje nga Kosova. Me fjalë të tjera, njohjen e ndërsjellë të dokumentave të njëra tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një element thelbësor, ndonëse jo i vetmi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy fqinjve.

I.
Kjo është para së gjithash një fitore e disiplinës strategjike që dëshmoi udhëheqja shtetërore e Kosovës, e cila që në nisje të procesit të dialogut ka vendosur theksin te dialogu në kushte të barabarta, në themel të të cilit qëndron njohja e ndërsjellë dhe zhbllokimi i rrugës europiane. Disiplina strategjike dhe sintonia e institucioneve shtetërore u dëshmua edhe në momentet më delikate, ku siç ndodh rëndom në ndërmjetësimet ndërkombëtare, palës më të “dobët” i kërkohet të bëjë lëshime. E në të tilla raste, aktivizohet edhe kori i të paduruarve dhe interesaxhinjve që e kanë të pamundur të kuptojnë se rruga e mbrojtjes së interesit kombëtar me dinjitet e kurajë është gjithnjë më e vështira por rruga e duhur.

II.
Disiplina strategjike duhet të thellohet më tej teksa Kosova do të përballet me kërkesat në rritje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel gjatë kësaj dekade. Nga mënyra sesi janë përfunduar disa prej atyre marrëveshjeve duhet të nxirren mësime. Dëmi mund të riparohet vetëm përmes ndërtimit të konsensusit politik në përcaktimin e vijës së pakalueshme të funksionalitetit të Kosovës shtet, dhe në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë.

III.
Disiplina strategjike e ndjekur nga Kosova do të çmontojë edhe tezën e shumëpromovuar sipas të cilës në këtë proces është vetëm Kosova ajo që ka nevojë për njohjen nga ana e Serbisë. Mesa duket u desh qëndrimi i prerë i Kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës së tij në Beograd para pak javësh për ta ngulitur një herë e mirë në mendje se, pa njohje të Kosovës nga ana e Serbisë nuk ka rrugë europiane për këtë të fundit.

Një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës” duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai tentoi të rishpikë veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Perëndimi e mbështeti në funksion të paqes dhe prosperitetit të rajonit, duke i dhënë statusin e vendit kandidat dhe duke e pranuar Serbinë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Serbia firmosi partneritetin individual me NATO-n, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë me aleancën brenda suazës së politikës së saj neutrale.

Më shumë se dy dekada nga përmbysja e regjimit të Millosheviçit është fakt se mbështetja e Perëndimit ndaj udhëheqjes në Serbi nuk ka sjell as demokratizim dhe as europianizim të saj, dhe as hapa vendimtarë për të përmbyllur konfliktin me Kosovën, e për të trajtuar me vërtetësi e përgjegjësi krimet e së shkuarës, siç na tregojnë shembujt e botës së civilizuar ku duam të bëhemi pjesë.

Mirëpo, duke pasur parasysh kontekstin e sigurisë sot në Europë, si pasojë e agresionit të Rusisë kundrejt Ukrainës, laku i Serbisë në lojën e lisharësit mes Perëndimit dhe Rusisë, sa vjen e ngushtohet. Në këtë luftë që po zhvillohet në kontinentin tonë, më mirë se kushdo tjetër, Europianët kanë kuptuar gabimin e madh të mbështetjes për vite me radhë tek Rusia në lëmin ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi ekonomik do të shërbente edhe si zbutës i mosmarrëveshjeve politike. Qasja “fillimisht ekonomia e më pas politika” ra jo vetëm në raport me Rusinë, por edhe në raportin e komplikuar të SHBA-ve me Kinën që po zhvillohet në hapësirën e Indo-Paqësorit.

Vështruar në këtë kontekst, Serbia, në raport me Kosovën, është mbi të gjitha para zgjedhjes së rrugës europiane, e cila për të është domosdoshmëri. Serbia mund të zgjedhë me dinakëri rehabilitimin e saj në rajon dhe Europë duke e diferencuar Shqipërinë nga Kosova, por koha do të tregojë se pajtimi shqiptaro-serb, paqja dhe mirëqenia e qëndrueshme kalon vetëm përmes Kosovës. Ndaj, adresa e vetme ku duhen përqendruar energjitë është procesi i dialogut Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve. Një proces që për objektiv të vetëm duhet të ketë njohjen e ndërsjellë dhe zhbllokimin e rrugës europiane, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjashtë shtetet e rajonit tonë.

Etiketa: bushatidisipline

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Zjarr masiv në fshatrat e Memaliajt, flakët rrezikojnë banesat (FOTO)

I vuri flakën fshatit në Memaliaj, arrestohet autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26

Një 23-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste,...

Lexo më shumë
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com