GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Fitorja e Murinjos dhe ajo e Saliut

17:05 - 27/05/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Fitorja e Murinjos dhe ajo e Saliut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Pëllumb Kulla

Mourinjo fitoi finalen e madhe të Europa Ligës, kurse Saliu ynë, në përfundim të votimeve në partinë e tij u zgjodh kryetar.

Duket si përçartje përqasja e këtyre dy fitoreve. Ato janë të ndryshme në gjithëçka, por në të vërtetë ky shkrimth ka lindur mbi një element që i bashkon: stadium, ku filloi triumfi i Saliut dhe përfundoi ai i Mourinjos.

Ishin vërtet spektakël i rrallë vuajtjet e trainerit të madh romanist, por edhe tabloja e madhe e tifozëve që e kapëcyen detin. Spektakulare është të shohësh vogëlushë të përlotur, burra të thinjur që qajnë e të këputin shpirtin. Kënaqësia e këtyre pamjeve bëhet vërtet e rrallë, kur burrat që vuanin, befas, në bilbilin që u dekreton fitoren, çirren si të çmëndur me gojë të çapëlyera e duke puthur e përqafuar, me të njohur e të panjohur që gjejnë përqark.

Me aq sa kam parë e bluar në mend, mua më është krijuar bindja se ky gëzim shkallues, kjo gjëndje triumfale, ky shpërthim i papërmbajtur, vjen nga përfundimi i një pritjeje të ankthshme, është pjellë e vuajtjes torturuese, i një pasigurie të zgjatur në fitoren e dëshiruar. Sa më e madhe vuajtja, sa më kërcënuese pasiguria, aq më shpërthyes dhe i papërmbajtur është gëzim i fitores.

Që në vigjilje të ndeshjes, Mourinjo u pa që i trembej kundërshtarit dhe pastaj gjatë ndeshjes shfaqte nervozizëm, ngaqë nuk ishte i sigurt për ruajtjen e rezultatit deri në sekondën e fundit të minutës së fundit.

Gëzimi i Sali Berishës në fund të votimeve për të, ishte më i madh. Njerëzit që e pritën si triumfator nuk ishin në një stadium, a në ndonjë arenë, por u mblodhën dhe festuan në palcë të mezit të natës duke krijuar dhe ata me fitoren e tyre një spektakël mbresëlënës.

Shquhej lehtësisht që ishte një spektakël i menduar, i inskenuar për të përcjellë rreth e qark vendit idenë se kishim te bënim me një 1992-sh të ri, bile edhe më shumë! Fitimtari vetë tha se në historinë e shqiptarëve kishte ndodhur, një mrekulli!

Ishte pra, edhe kjo një finale e mbyllur me fitore për të impresionuar shqiptarë, amerikanë dhe gjermanë tok. E sidomos për t’ia bërë të vështirë Apelit vendimin që gatitet të marrë.

Ishte fitore, por gëzimin ky triumf e kishte të shtirur. Se ndryshe prej fitores së Mourinjos, kësaj të Saliut i mungonte vuajtja, i mungonte rreziku i humbjes, i mungonte pasiguria gjatë atyre ditëve përpara votimeve.

Fitimtari i zgjedhjeve në asnjërën nga sekondat e fushatës së tij të palodhur, nuk pat dyshuar në fitore. Ai kurrë nuk e pati pasigurinë se “Feyenordi” i tij kundërshtar do ta barazonte, jo më ta mposhtëte, jo e jo! Sfidantit të tij ai nuk i pat hapur asnjë fushë, ku ta ndeshte dhe ta mposhtëte. Dhe ta dërmonte këtë grindavec që kish vite që i vinte në dukje njëqind mëkate partisë që identifikohej me emrin e tij. Saliu as e shkoi nëpër mend, që siç është e natyrshme në përballjet zgjedhore demokratike anembanë rruzullit, t’i jepte edhe kësaj, ngjyrat e garës, ta ftonte fv. rivalin në debat në sytë e atyre që do t’u jepnin votat. Nuk e bëri këtë jo se e përçmonte, por sepse e kishte frikë. Po, po: rivalin e tij ai hiqej sikur e shpërfillte, por në të vërtetë i trembej! Jo se ai vërtet do t’i merrte spektrin, jo! Por është një bindje absolute, se në një debat elektoral, atë e mund thuajse çdo anëtar nga ata të këshillit që ka formuar në kuvendin e tij! E jo më zoti Elezi gjuhëmprehtë, që do dinte të artikulonte kritikë të fisme. Aq më shumë që për vete Elezi nuk kish asnjë thembër Akili, nga ato thembra, që kundërshtari i tij i kish të panumurta.

Shkurt, zoti Berisha e dinte që do të fitonte. Këtë rezultat e dinte dhe Ibsen Elezi. Që lideri historik do të fitonte, këtë e dinin të gjithë ata që nuk i vajtën në kuvend, e dinin dhe besnikët që kryesojnë ato gjasme-partitë aleate. Fitoren e Saliut nuk e vinin në dyshim jo vetëm fshatarët shqiptarë por as edhe fshatarët amerikanë.

Vetë triumfatori i zgjedhjeve të 22 majit nuk kish se si të mos e dinte se në fund të asaj dite nuk ndodhi asgjë!

Pas nxjerrjes së rezultatit, atyre që e kishin votuar dashuria e jashtzakonshme që kanë për të, nuk iu shtua asnjë çikë më shumë. Nuk iu shtua ajo as miqve dhe as familjarëve.

Ata që nuk e duan Saliun, pas kësaj dite zgjedhore, për këtë njeri kanë po atë mendim që kishin një ditë më parë. Ishte pra një numërim i mërzitshëm fletësh votimi, që nuk solli asgjë të re.

E si mund të brohoritet një fitore e tillë?!

 

Etiketa: FitorjaJose MurinjoPellumb KullaSali Berisha

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Para
Ishte në listën e 100 zyrtarëve të korruptuar, Veliaj e mban drejtor gjobash

Ishte në listën e 100 zyrtarëve të korruptuar, Veliaj e mban drejtor gjobash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com