GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fitorja e socialdemokratëve në Brandenburg tregon lehtësim, por jo eufori

08:51 - 23/09/24
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Fitorja e socialdemokratëve në Brandenburg tregon lehtësim, por jo eufori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rezultat shumë i ngushtë, megjithatë SPD doli forca kryesore në Brandenburg duke marrë 30,9% të votave, kurse AfD u rendit e dyta me 29,2%. Shumë politikanë, edhe nga SPD ia adresojnë fitoren e Partisë Socialdemokrate, kryeministrit popullor të landit, Dietmar Woidke. Woidke mundi të fitonte pikë për SPD, që në nivel federal shënon rënie të vazhdueshme. Megjithatë mbetet i vështirë krijimi i koalicioneve. Sipas rezultateve të fundit të ZDF, SPD dhe CDU së bashku do të kishin bashkë 44 vende por iu mungon një vend për të arritur shumicën e 45 vendeve në parlamentin e landit. Megjithatë kryeministri i landit, Woidke tha, se do të fillojë bisedimet me CDU për formimin e qeverisë së re. Edhe Aleanca Sahra Wagenknecht është kandidate për bisedime koalicioni.
Të Gjelbrit me 4,1% pritën të hynin në parlamentin e ri, me një mandat të drejtpërdrejtë, por kjo nuk u realizua. Në orët e vona u bë e qartë se Të Gjelbrit nuk janë pjesë e parlamentit të ri të Brandeburgut.

Woidke luajti kartën e fundit – popullaritetin e tij

Kryeministri i Brandenburgut, Woidke është mjaft popullor në land. Madje sipas anketimeve edhe votues nga CDU dhe Aleanca Sahra Wagenknecht e vlerësojnë socialdemokratin si kryeministër të mirë. Në barometrin parazgjedhor të ZDF-së më 19 shtator, 59% e votuesve e dëshironin atë si kryeministër. Në fund Woidke i ktheu zgjedhjet në një duel mes partisë së tij SPD dhe partisë së ekstremit të djathtë, AfD. Nëse AfD fiton, ai tha se nuk do të jetë më në dispozicion për një qeveri të re.

Të dielën Woidke bëri të ditur pas fitores, se qëllimi i tij ishte të ndalonte ekstremistët. “Duket, si aq shpesh në histori, se janë socialdemokratët ata që i kanë ndaluar ekstremistët në rrugën drejt pushtetit.” Ishte një punë shumë e vështirë”, tha socialdemokrati për televizionin ZDF. “Kushtet në të cilat ishim, qenë të vështira, por ia vlejti.”

AfD me trend rritjeje, BSW hyn fuqishëm në politikë

AfD nuk doli forca kryesore, por forcoi trendin e rritjes së elektoratit. Nëse para pesë vjetësh kjo parti arriti 23% të votave, në zgjedhjet e së dielës AfD kapi rezultatin 29,2%. “E ardhmja është blu, në lindje dhe kudo”, tha kandidati kryesor i AfD për landin Hans-Christoph Berndt. “Fronti kombëtar qëndron.”
E treta në renditje në zgjedhjet e landit Brandenburg është partia Aleanca Sahra Wagneknecht, BSW që konsiderohet si parti populiste e majtë. Aleanca e re BSW që merr pjesë për herë të parë në zgjedhjet e landit arriti menjëherë rezultat dy shifror, 13,5%, sipas Institutit infratest dimap. BSW pritet të luajë rol në krijimin e qeverisë.

CDU që kryeson në nivel federate, në zgjedhjet e Brandenburgut u rendit e katërta, 12,1%, sipas infratest dimap. Ajo shpreson të jetë kandidate e vogël e koalicionit me SPD. Kandidati kryesor i saj Jan Redmann u shpreh pas zgjedhjeve se votuesit duan një politikë tjetër. “Zgjedhësit po na thërrasin: bëni më në fund një politikë tjetër, pushoni me fraza boshe. Ne do t’iu matim me vepra”, tha Redmann.

Reagime nga SPD – po fryn erë tjetër për socialdemokratët?

Pas zgjedhjeve të dielën, kryeministri i një landi tjetër, Renani-Pfalz Alexander Schweitzer po nga SPD u shpreh optimist. Rezultatin e zgjedhjeve të landit Brandenurg ai e sheh si shenjë për ardhjen e një momenti të mirë për partinë SPD në nivel federal. Arsyet e fitores së zgjedhjeve qëndrojnë në Brandenburg në “mobilizimin e jashtëzakonshëm” nga kryeministri Dietmar Woidke, tha Schweitzer për “Spiegel”. Por edhe për SPD në nivel federal do të ngrihet “sërish temperatura politike”, tha politikani socialdemokrat.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të SPD-së, Kevin Kühnert funksionoi “maratona e arritjes së objektivit” që i vuri vetes SPD e landit Brandenburg javët e fundit duke u angazhuar maksimalisht. Por problemet e partisë SPD në federatë nuk janë bërë më të vogla, tha Kühnert.

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil është i vetëdijshëm, se fitorja e SPD-së në Brandenburg i dedikohet kryeministrit aktual Woidke. Madje kryeministri i landit Brandenburg u distancua nga qeveria federale e koalicionit gjatë fushatës. “Ne e dimë se niveli federal nuk dha mbështetje”, tha Klingbeil për Phoenix. Por tani dihet, se “aty ku SPD kujdeset për shtresën e mesme , aty ku kujdeset për vende pune në industri, ku kujdeset për temat normale të qytetareve e qytetarëve, aty SPD fiton.” Pyetjeve për efektin që do të kenë këto zgjedhje për kancelarin, Klingbeil nuk iu përgjigj drejtpërdrejt. Por bashkëkryetari i SPD, Klingbeil forcoi mbështetjen për kancelarin, Scholz që të jetë kandidati i socialdemokratëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 2025.

Shqetësim tek Këshilli Qendror i Hebrenjve

Rezultatet e zgjedhjeve në Brandenburg kanë shkaktuar shqetësim tek Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani. Këshilli Qendror i Hebrenjve bëri fjalë për një shoqëri të polarizuar. “Nëse sërish gati një e treta e votuesve do të shohë në pushtet një parti politike shkatërruese si AfD dhe një fuqi populiste si BSW ka rezultate dyshifrore, atëherë kjo nuk mund të na lerë të qetë”, tha kreu i Këshillit, Jozef Schuster. “Fuqia e skajeve politike nuk është e mirë për Gjermaninë.” Ndërsa zëvendëspresidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Holokaustit, Christoph Heubner apeloi tek partitë demokratike, “që të demaskojnë politikën nxitëse të AfD dhe të rifitojnë qytetaret e qytetarët për demokracinë./DW

Etiketa: euforisocialdemokrate

Lajme të lidhura

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa! Goditet edhe zyra e Microsoft
Botë

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa! Goditet edhe zyra e Microsoft

08:51 - 20/06/25
Tërhiqet Trump, SHBA i jep 2 javë kohë Iranit, Shtëpia e Bardhë lexon mesazhin e Presidentit
Botë

Tërhiqet Trump, SHBA i jep 2 javë kohë Iranit, Shtëpia e Bardhë lexon mesazhin e Presidentit

20:12 - 19/06/25
Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë
Botë

Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë

19:21 - 19/06/25
Para
Tritoli në Shkodër/ Flet pronari i banesës: Ishte një person i maskuar, hodhi lëndën dhe…

Tritoli në Shkodër/ Flet pronari i banesës: Ishte një person i maskuar, hodhi lëndën dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina
Aktualitet

Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

11:59 - 20/06/25

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar sot pranë mbikalimit të Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës.. Të përfshira janë 8 automjete, teksa...

Lexo më shumë
Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin

Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin

11:15 - 20/06/25
Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron

Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron

11:04 - 20/06/25
Lokali i tij u qëllua me 15 fishekë, kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës

Lokali i tij u qëllua me 15 fishekë, kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës

10:51 - 20/06/25
Kishin kthyer vilën në shtëpi publike! Arrestohen 4 kineze, pamjet nga aksioni i policisë

Kishin kthyer vilën në shtëpi publike! Arrestohen 4 kineze, pamjet nga aksioni i policisë

10:30 - 20/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com