GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Fitorja e Ukrainës është fitore e Kosovës!

14:33 - 13/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Një shqiptar argat i politikave dhe interesave të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Të shtunën në Krakiv ushtarët ukrainas ulën flamurin rus tringjyrësh dhe ngritën atë të Ukrainës me dy ngjyra. Ishte ky akt shenjë e faktit se ofensiva e nisur nga ushtria ukrainase kryen sulme në ofensivë, ndërkohë që ushtria ruse është tashmë në defensivë. Luftime zhvillohen gjithandej, në veri-lindje, në lindje dhe në jug të vendit, pra aty ku qëndrojnë forcat pushtuese të ushtrisë se Kremlinit. Është një ofensivë shumë e madhe. Presidenti Zelenski thotë se qëllimi është rikthimi i territoreve të pushtuara.

Ekspertët perëndimorë të ushtrisë dhe sigurisë flasin për një humbje të rëndë të palës ruse si në lëshimin e territoreve edhe në forcat ushtarake. Për pak ditë janë çliruar 20 qytete të vogla si dhe mbi 3000 km2 të rajoneve të pushtuara nga ana e Rusisë. Afër një milion ushtarë dhe oficerë ukrainas janë mobilizuar tashmë në këtë luftë dhe armatimi I tyre ia kalon armatimit rus nga pikëpamja e nivelit teknologjik. Jo vetëm SHBA-të e Britania e Madhe, por edhe Gjermania e Franca tashmë e furnizojnë ushtrinë ukrainase me armët më modern të kohës, aq sa ambasadori rus në Berlin ka deklaruar se “Gjermania e ka shkelur vijën e kuqe”, duke e lidhur këtë me armët moderne gjermane që tashmë ndodhen në duart e ushtrisë ukrainase.

Në fakt ky deklarim kërcënues përfaqësuesit diplomatikë të Moskës në Gjermani dëshmon edhe për diçka tjetër: – Rusia gjendet në prag të katastrofës së dështimit në agresionin e saj kundër Ukrainës. Sa më shumë afrohet ky dështim i plotë, aq më agresive do të jetë politika dhe diplomacia ruse kundër aktorëve perëndimorë, që ndihmojnë fitoren e Ukrainës në luftën e saj për çlirim! Është interes i Vladimir Putin që humbjen e tij ta lidh me Perëndimin dhe jo me Ukrainën. Me akuzat kundër Uashingtonit, Londrës, Berlinit e Parisit, presidenti i Rusisë do të përpiqet t’i thotë opinionit rus se “Ai luftoi kundër katër Fuqive të Mëdha dhe jo vetëm kundër Ukrainës”!

E vërteta është krejt tjetër. Armë janë shërbyer gjithmonë në të gjitha luftërat. Kremlini ka furnizuar me armë e mjete të tjera lufte regjimin e Milosheviçit në vitet e ‘90-ta të shekullit të kaluar. Por, askush nuk tha atëherë se kroatët, boshnjakët e shqiptarët po luftonin kundër Rusisë. Përkundrazi, u fajësua regjimi i Milosheviçit për krimet e rënda në këtë hapësirë të ish-Jugosllavisë. Derisa u detyrua NATO-ja që të ndërhynte dhe të sillte paqen në rajon. Ndërkohë që Serbia propagandoni teorinë e “Ballkanit ballkanasve”, ajo nuk ka reshtur të mbështetet pa kufizim te fuqia ruse kundër kombeve të tjera të rajonit.

Megjithatë nuk është ky qëllimi i këtij komenti. Ajo që duhet theksuar ka të bëjë me faktin se rezultati i luftës në Ukrainë është njëkohësisht edhe fillimi i vendosjes së paqes ose të kushteve të luftës në Ballkanin Perëndimor. Nëse Rusia e humbet këtë luftë, atëherë paqja në rajonin tonë do të vendoset pa probleme. Konfliktet do të marrin fund. Sepse aktori kryesor që shkakton këto konflikte, pra Serbia, nuk do të ketë mundësi të bazohet më në aleancën dhe mbështetjen e Rusisë. Është fakt se të gjitha luftërat në Ballkan, prej vitit 1912 e më parë e deri në ditët e sotme i ka shkaktuar Serbia. Por, nëse Beogradi nuk do të kishte mbështetjen e Moskës, këto luftëra nuk do të ishin nisur. Serbia nuk ka aftësi të luftojë kundër të gjithë popujve ballkanikë, nëse nuk do ta ketë mbështetjen e Kremlinit.

Në këto kushte do të vendosej balanca e forcës në Ballkan e për pasojë do të fillonte një epokë e re në marrëdhëniet midis kombeve të këtij rajoni. Nëse Rusia largohet nga Ukraina, përfshirë rajonin lindor të Donbasit dhe gadishullin e Krimesë, atëherë bien të gjitha manipulimet ruse të krahasimit me Kosovën. Gjasat janë që ushtria ukrainase të rikthejë të gjitha territoret e saj, përfshirë Krimenë. Në këtë rast, do të ndryshonte statusi i Rusisë si fuqi e madhe si dhe roli i saj në vendimmarrjen ndërkombëtare!

Institucionet e Kosovës do të duhet që të rivlerësojnë qëndrimet e tyre në raport me Serbinë e dialogun bazuar në ofensivën ukrainase kundër pushtuesve rusë.

Sa më shumë rritet rezistenca e Ukrainës, aq më shumë fashiten shpresat e Beogradit për të qenë e pranishme në Kosovë. Sa më afër do të jetë fitorja e Ukrainës, aq më afër është edhe zgjidhja e drejtë e konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Thjesht duhet që presidentja dhe kryeministri të qëndrojnë fort nga pikëpamja politike e diplomatike. E më tej do të duhet mirëkuptim së paku në këtë pikë midis mazhorancës dhe opozitës në Kosovë. Dhe kjo realizohet, nëse politika në Prishtinë nuk influencohet nga politika e Beogradit e madje edhe ajo zyrtare e Tiranës!

 

 

 

Etiketa: Enver BytyciFitorjaKosovaukraina

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
Zhdukja e Ervis Martinajt, Noka kërkon llogari: Ku është? Zv.ministres nuk ia ndjen

Zhdukja e Ervis Martinajt, Noka kërkon llogari: Ku është? Zv.ministres nuk ia ndjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26

Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Policia bën...

Lexo më shumë
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

12:42 - 23/04/26
Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

12:24 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com