GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fituesit e paracaktuar”/ PD: Ja kush do i marrë miliardat e tenderave të ARRSH-së

13:33 - 23/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Fituesit e paracaktuar”/ PD: Ja kush do i marrë miliardat e tenderave të ARRSH-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike denoncoi këtë të enjte se për pesë procedura tenderuese të shpalluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Gentian Gjyli po zhvillohet garë fiktive dhe fituesit janë të paracaktuar.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli publikoi edhe inicialet e firmave që sipas saj, do të shpallen fitues.

“Sikur të mos mjaftonte fakti se Autoriteti Rrugor Shqiptar është kthyer tashmë në një strofull korrupsioni galopant, sikur të mos mjaftonte fakti se ish drejtori i saj, është pas hekurave, ARRSH vazhdon me avazin e vjetër të grabitjes së fondeve publike. Këto ditë pritet të shpallen fituesit e garave për disa procedura prokurimi për punë civile. Në adresën tonë kanë mbërritur denoncime për shpallje fituesish me detyrim lidhur me këto procedura. Denoncuesit e kësaj afere na treguan qartë emrat e subjekteve të cilët priten të shpallen fitues, dhe për të cilët anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave po shantazhohen nga eprorët për t`i shpallur këta operatorë fitues”, tha Vangjeli.

Tenderat

Më tej ajo renditi edhe procedurat, që sipas saj janë me fitues të paracaktuar, ofertat e të cilave, siç saktësoi, janë hapur më 8 Maj:

  1. Ndërtim rruga Berat – Ballaban subjekti që pritet të shpallet fitues ka iniciale “C’ shpk;
  2. Zgjerimi i rrugës së Ksamilit subjekti që pritet të shpallet fitues me inicialet “A. C”. shpk
  3. Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, subjekti që pritet të shpallet fitues zyrtarisht me iniciale “P”. ……shpk
  4. Dy procedurat me objekt Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës, subjekti që pritet të shpallen fitues me iniciale S…shpk, dhe G…shpk;
  5. Katër procedurat me objekt Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, subjekti që pritet të shpallen fitues me inicialet G..C…. shpk; A..I..shpk; G…. shpk; A-B ..shpk

Ajo parashikoi se të gjitha ofertat fituese do të jenë me pak diferencë nga fondit limit ose rreth 97% deri 99% e fondit limit.

“Kjo është skema e njohur e vjedhjes së fondeve publike. Kjo është skema me të cilën Rama ndan paratë dhe favore, për t`i marrë mbrapsht ato në kohën e fushatës që po troket”, shtoi.

Më tej, u bëri apel punonjësve të ARRSH-së të mos firmosin tendera të paracaktuar.

“Një thirrje kemi sot për të gjithë punonjësit e ndershëm që kanë marrë urdhër që për këto procedura të nxjerrin fituesit e paracaktuar. Mos pranoni të firmosni asnjë akt në kundërshtim me ligjin. Mos pranoni të firmosni asgjë që saknsionon vjedhjen dhe i çon paratë tek eprorët tuaj. Mos pranoni edhe pse e dimë që keni shumë presion, madje me vendin e punës, por të dini se Partia Demokratike, do t`i shkojë deri në fund denoncimit dhe kallëzimit penal të çdo afere sic ka bërë me të gjitha aferat e tjera korruptive. Mos pranoni të firmosni sepse kur të nxjerrim të gjitha provat dhe faktet në shesh, ju që jeni të pafajshëm do të bëheni koka turku për të shpëtuar eprorët tuaj”, përfundoi Vangjeli.

Etiketa: ARRSHGenta VnagjeliKryesore1tendera

Lajme të lidhura

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës
Lajme

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

19:21 - 23/02/26
Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor
Aktualitet

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

18:54 - 23/02/26
Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane
Aktualitet

Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

18:14 - 23/02/26
Para
Kabina druri pa leje te Lumi i Shalës, procedohen 3 persona

Kabina druri pa leje te Lumi i Shalës, procedohen 3 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës
Lajme

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

19:21 - 23/02/26

Nga Foltorja e radhës këtë të hënë para Kryeministrisë, Berisha denoncoi PS se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve refuzuan...

Lexo më shumë
Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos

E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos

19:04 - 23/02/26
Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

18:54 - 23/02/26
Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

18:26 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com