GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fjala e fundit në Kuvend/ Ralf Gjoni me tone ironike dhe emocionuese: Ky ishte Parlamenti më i mirë shqiptar që ekspozoi idiokracinë e listave

12:51 - 07/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Fjala e fundit në Kuvend/ Ralf Gjoni me tone ironike dhe emocionuese: Ky ishte Parlamenti më i mirë shqiptar që ekspozoi idiokracinë e listave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së tij të fundit në Kuvend, deputeti i opozitës në parlament Ralf Gjoni, mes toneve ironike dhe emocionuese, vuri në dukje se kjo legjislaturë ka qenë më e mira e viteve të periudhës post-komuniste për shkak se zhveshi politikën shqiptare nga petku i hipokrizisë.

Ky parlament tha Gjoni, ekspozoi jo vetëm dashkeqësinë e politikës, jo vetëm anti-shqiptarizmin e drejtuesve partiakë, por mbi të gjitha idiokracinë e listave të barajkatarëve partiakë.

Fjala e plotë e Ralf Gjonit:

Të nderuar kolegë, ja pra këtu e mbyllim të gjithë. Dhe, unë mendoj që ky ka qenë parlamenti më i mirë i 30 viteve post-komunizëm i jetës parlamentare shqiptare. E them me bindje.

Ka ekspozuar shumë të këqija, por edhe shumë të mira të sistemit politik shqiptar.

Këta dy vjet parlamentarizëm e zhveshën politikën shqiptare nga petku i hipokrizisë që ka mbizotëruar në këtë sallë.

Ekspozoi jo vetëm dashakeqësinë, jo vetëm anti-shqiptarizmin, por mbi të gjitha ekspozoi idiokracinë e listave të bajraktarëve politikë.

Çfarë nuk ka parë kjo sallë, he mo Myslim? Çfarë nuk është futur e nuk ka dalë prej kësaj salle.

Tregoi gjithashtu se një grusht deputetësh, mund të sjellin ndryshim, ndryshim aq të madh saqë një grup deputetësh mundën të ndryshojnë kushtetutën.

Hapëm debat kombëtar, kur askush nuk fliste për listat e hapura, përpara dy vjetësh. Brenda 6 muajsh, të gjithë flisnin vetëm për listat e hapura dhe për asgjë tjetër. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e vërtetoi juridikisht se ne kishim të drejtë.

Listat u hapën, jo 100%, nuk u miratua ai sistemi që ne propozuam, por ama debati u hap, listat u hapën, punën le t’a vazhdojë legjislatura e ardhshme.

Tani, jo pa qëllim kjo pikë e rendit të ditës mori më tepër kohë se çdo pikë tjetër. Sepse ne ende nuk jemi ndarë nga e shkuara jonë komuniste, ende nuk kemi gjetur paqe me kujtesën tonë kombëtare, me ato krime që janë kryer gjatë asaj periudhe. Janë kryer krime makabër, dhe askush nuk është ndëshkuar.

J’ua sollëm ligjin, nismën tonë për lustracionin dhe për dekomunistizimin e politikës shqiptare. Të falenderoj Myslim që e propozove dhe ndjehem krenar që jam firmëtar i atij propozimi. Por ju e hodhët poshtë duke e votuar kundër.

Ja pse ky parlament është shumë i mirë, sepse tregoi qartë se bijtë e bijat e komunistëve, e atyre kriminelëve, vazhdojnë të mbretërojnë në bastionin e fundit post-komunist të Evropës.

Solidifikuat trashëgiminë komuniste në kapjen e shtetit. Sanksionuat ligjërisht kapjen e shtetit shqiptar. Edhe unë fatkeqësisht bëj pjesë në këtë parlament. Por me këtë akt unë mendoj se i keni bërë një nder shumë të madh shqiptarëve. Sepse më në fund, nxjerrja lakuriq e sistemit politik, e diletantizmit diplomatik në Shqipëri, e asaj përqasjes ‘tick-the-box’, ku reforma në drejtësi, reformat e mëdha, ku vetë demokracia lulëzon e ulëret në çdo qoshe të Shqipërisë.

Me ekspozimin e kësaj hipokrizie, ne i kemi bërë një nder shqiptarëve, sepse i kemi treguar atyre se ndryshimi nuk mund të vijë dot nga jashtë. Ndryshimi vjen vetëm nga poshtë, vetëm nga popullit. Dhe vetëm kur ky popull t’a kuptojë se fuqinë e ka në dorën e tij, vetëm atëhere ky vend mund të ndryshojë. Për sa kohë që ky popull ende përulet, përkulet, shtrihet barkas përpara politikës, e shet votën e tij, këtu nuk mund të ketë ndryshim.

Dua t’a mbyll aktivitetin tim parlamentar me një falenderim për të gjithë deputetët, e sidomos për ata të opozitës. Myslim, kam një falenderim personal për ty. Ke qenë një mik i mirë, ke qenë koleg i mirë. Bashkarisht kemi arritur të bëjmë ca ndryshime në këtë Kuvend dhe koha do na japë të drejtë. Partinë Socialiste dua t’a falenderoj, pavarësisht përplasjeve që kemi patur, për atë mirëkuptim që tregoi gjatë vitit të kaluar për hapjen e listave zgjedhore. Gramoz Ruçin, që më përjashtoi dy herë nga ky Kuvend, e falenderoj për burrërinë që tregoi dhe për korrektësinë që ka treguar në krye të detyrës.

Çfarë ka ndodhur, koha le t’a tregojë. Por unë mendoj se këta dy vjet të jetës parlamentare shqiptare kanë qenë dy vjet korrektësie parlamentare ku i treguam shqiptarëve se bojkoti në politikë është një normë e papranueshme për një demokraci. I treguam shqiptarëve se demokracia ka shumë probleme dhe do vazhdojë të ketë probleme.

Ndaj unë dëshiroj t’a mbyll me një thënie të preferuar të Churchillit i cili thotë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, me përjashtimin e të gjitha atyre formave të tjera që janë provuar kohë pas kohe.

Dhe unë mendoj se si jashtë parlamentit për ne, si për ata që do të rikthehen në këtë Kuvend, beteja vazhdon të nderuar shqiptarë. Beteja vazhdon dhe unë personalisht do të mbetem në shërbim të kësaj beteje, e cila duhet të vazhdojë me shumë forcë me qëllim që ne të ndërtojmë sadopak, sadopak demokraci në këtë qoshe të vogël të Ballkanit. Unë ju falenderoj!

Etiketa: kuvendRalf Gjoni

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Ndarja nga jeta e babait të Kadri Veselit, Ruçi mesazh ngushëllimi: Humbëm një patriot!

Ndarja nga jeta e babait të Kadri Veselit, Ruçi mesazh ngushëllimi: Humbëm një patriot!

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com