GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fjalimi në Kuvend, Erisa Xhixho: Martinin e kemi vrarë ne!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fjalimi në Kuvend, Erisa Xhixho: Martinin e kemi vrarë ne!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në seancën e sotme plenare, ku po diskuohet projketbuxheti për 2025, ka vendosur të flasë vetëm për vdekjen tragjike të Martin Canit.

E veshur me të zeza, Xhixho tha se nuk duhet të ishin në Kuvend, por atje në atë anë të rrugës pranë shkollës “Fan Noli” ku 14-vjeçarët në vend të librave, kishin në duar thika dhe vranë Martinin e vogël e thanë shpirtin e prindërve të tij.

Ajo akuzon sistemin e ngritur si vrasës të të miturit: “E kemi vrarë me shkollën që nuk mëson dhe që nuk edukon. E kemi vrarë me modelet që ofrojmë e me të cilat mburremi.”

Fjala e plotë:

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra dje nga thika e bashkëmoshatarit të tij, sot janë në zi. Kobi e ka mbuluar shtëpinë e tyre, e ne të gjithëve në fakt duhet të na mbulojë turpi. Mirëpo ne nuk kemi turp. Sepse po të kishim sado pak turp nuk do të ishim këtu në këtë sallë turpi, por do të ishim e duhej të ishim në fakt atje në atë anë të rrugës pranë shkollës “Fan Noli” ku 14-vjeçarët në vend të librave, kishin në duar thika dhe vranë Martinin e vogël e thanë shpirtin e prindërve të tij.

Ne nuk kemi turp, sepse ne jemi deputetë e ministra. Jemi këtu për të folur dhe jo për të ndjerë. Pothuaj të gjithë jemi prindër. Mendoni për një moment si prindër dhe se çfarë do të bënte secili prej nesh, nëse ajo që ju ngjau prindërve të Martin Canit do të na kishte ngjarë neve?!

 Mirëpo fatkeqët në këtë rast nuk jemi ne, janë prindërit e Martinit të gjorë, të cilin nuk e vrau vetëm thika e bashkëmoshatarit të vet. Atë e kemi vrarë të gjithë ne. E kemi vrarë me sistemin që kemi ngritur dhe me statistikat pas të cilave fshihemi e me të cilat mburremi. E kemi vrarë me shkollën që nuk mëson dhe që nuk edukon. E kemi vrarë me modelet që ofrojmë e me të cilat mburremi.

Komuniteti, policimi, perimetri i sigurisë, marrëveshje mes ministrave, siguria në shkolla, siguria në rrugë, rendi publik e plot fraza e sllogane si këto sot janë të pavlera. Ne flasim për projekt buxhetin. Ndërsa 14-vjeçari Martin Cani akuzon. Ai sot na ka bërë të gjithëve të pavlerë. Unë më parë se të jem deputete a politikane, jam nënë. Dhe si nënë nuk kam fuqi të flas. Ju nëse keni fuqi vazhdoni e flisni për arritjet tuaja, vazhdoni e flisni për projekt buxhetin. Për prindërit e Martin Canit sot është ditë zie. Për ne është ditë turpi. Ju vazhdoni e flisni për projekt buxhetin. Martini 14-vjeçar akuzon“.

Etiketa: Erisa Xhixhokuvend

Lajme të lidhura

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Para
Shteti ka dështuar, mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare

Shteti ka dështuar, mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26

Në kursin e këmbimit valutor sot, 11 shtator, një dollar amerikan blihet me 78.7 lekë dhe shitet me 80 lekë....

Lexo më shumë
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com