GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Fjalimi që mungoi në Asamblenë e Partisë Socialiste!

18:32 - 07/09/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Zyrtarizohet kandidatura e Elbasanit/ Ky është emri që do të garojë nga PS për zgjedhjet lokale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

I nderuar Kryetar,

të nderuar anëtarë;

Ndërsa Kryetari, ndër të tjera tha se “unë nuk jam diktator e as autokrat”, edhe pse ka plot 10 vjet që merr vendime të cilat i ka diskutuar sic thotë me një grup njerëzish  , pra vetëm me barkun e tij të Shën Mërisë, ku druaj të ketë mbetur ndonjë socialist, më erdhën në mend vargjet:

“Nuk jam unë Diktator,

s’ju detyroj me zor!”

Po e them që në fillim; bashkohem me ju zoti Kryetar. Po, ju nuk jeni diktator i llojit tradicional nga ata të shumtit e shkuar. Por, ju jeni diktator i një lloji tjetër.  Diktati juaj për shumicën në ketë sallë është i qartë  dhe i dukshëm si djersa në ballin tuaj , edhe ju e ushtroni mjeshtërisht atë me anë te propagandës, dhe ne operojmë nën pushtetin e propagandës tuaj .

Ju e dini mirë për çfarë po flas, por më lejoni ta sqaroj për njerëzit e thjeshtë,  që njohin si  diktatorë vetëm ata që vrasin e presin si dikur Enveri që burgosi e vrau me mijëra  të pafajshëm.

Jo, diktatorët modernë  të shekullit të 21-të, ku dukshëm e pa asnjë dyshim një model par exelence jeni ju, nuk drejtojnë me anë të frikës por më anë të shtrembërimit të vazhdueshëm të realitetit.

Diktatorët e propagandës nuk kanë ideologji dhe mund të bashkëpunojnë me këdo nëse kjo i  shërben mbijetesës së tyre.

Do të duheshin netë dimri për t’i zënë në gojë bashkëpunëtorët politikë me të cilët na ndante jo vetëm ideologjia por edhe qëllimet për të cilat erdhëm në pushtet. Por sot është fillim vjeshte e në ketë sallë bën shumë vapë, për t’ja filluar.

Diktatorët e shekullit tonë falimentojnë opozitën, blejnë  mediat e shoqërinë civile duke sfumuar kështu çdo lloj opozitë nga sfera publike.

Ndryshe nga diktatorët e dikurshëm të frikës, diktatorët e sotëm të propagandës bojatisin   imazhin e tyre duke përdorur konceptet e pëlqyera të kompetencës, paqes dhe prosperitetit. Për të na bindur për kompetencën e prurjeve të reja në parti  ju nuk reshtët së qëmtuari  gjeni librash, kursantë Harvardi,  e yje të tjerë galaktikash të panjohura, që vetëm ju ua njihnit vlerat, ne kundërshtim të plotë me fjalët tuaja kur erdhët në krye të partisë  . Dikur na premtonit se:

“Unë s’jam as sot, po s’do të jem as nesër si kryetar partie, njeriu që mendon se i takon çelësi i portave të forumeve të Partisë Socialiste ku njerëzit, sipas bindjes sime të palëkundur, duhet të hyjnë apo të mos hyjnë, jo sepse kryetari u hap apo nuk u hap derën, por sepse votohen ose nuk votohen dhe kaq”.

Por, qysh se kemi ardhur në pushtet, kemi asfiksuar garën dhe zgjedhjet brenda partisë.

Sot asnjë zyrtar shtetëror përfaqësues i partisë nuk votohet paraprakisht nga strukturat e saj; asnjë përfaqësues politik duke nisur nga kryetari i organizatës socialiste e deri të kryetari i partisë së rrethit nuk votohet por emërohen. Por nuk u ndalëm këtu . Të njëjtën qasje pa garë aplikuam  në ekonomi edhe me meritokracinë në  shoqëri.

Diktatorët e propagandës janë të obsesuar pas  sondazheve të opinionit publik, si puna e Këshillimit me anë të së cilit legalizuam hashashin duke  i veshur një  politike shumë të kontestueshme ndër nesh  kostumin e miratimit popullor.

Ju me të drejtë folët gjatë për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Padyshim që ju keni luajtur një rol qendror këtu.

Për të fituar miratimin brenda komunitetit ndërkombëtar dhe për të konsoliduar imazhin tuaj brenda vendit, ju keni punuar pa pushim me elitat perëndimore, keni operuar me shumë ish-zyrtarë të njohur perëndimorë, dhe keni financuar media për të ndryshuar  dhe përcaktuar narrativen e tyre, Çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para.

E pra, çelësi i regjimit tuaj është manipulimi i informacionit edhe shtrembërimi  të vërtetës.

Për të ruajtur pushtetin tuaj, ju kërkoni që ne të parët, e mandej qytetarët të besojnë në mënyrë racionale por të gabuar se hija e fajit për çfarë ka ndodhur e që endet në këtë sallë si shpirti që kërkon një trup të mishërohet, nuk ka lidhje me ju. Por më lejoni t’ju them që këto individë nuk kane lidhje as me ne, sepse nuk janë përcaktuar  nga ne për të përfaqësuar vullnetin e forcës tonë politike.

Po Ju nuk jeni diktator edhe nuk detyroni njeri me zor, por ju doni me doemos të na bindni dhe këtë e betë me ngulm edhe sot, se perceptimet janë reale ndërsa e vërteta jo.

Edhe e fundit por jo nga rëndësia; dëshiroj t’ju uroj ministrave të rinj e të vjetër suksese në detyrë, por mos harroni se revolucioni ka mbaruar, juve ju mbetet të sistemoni vetëm pasojat.

Të hidhura këto rreshta e di , por ilaçet e hidhura shërojnë , jo karamelet e ëmbla!

Etiketa: Irena BeqirajOpinion

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Tragjedia në sofër

‘Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime të thyejë një premtim’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com