Flakë gjigante dhe tym në Lushnjë, makina përfshihet nga zjarri

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Lushnjë-Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Pushimi i shoferit’.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Gijotina.al, makina, e cila ka ndaluar në anën të rrugës, është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, pasi shoferi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT