GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Flakë në det”, Rrumbullaku jep detaje nga operacioni i SPAK. Emrat e të shpallurve në kërkim

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrumbullaku takim me oficerë të policisë: Të kapen policët e përfshirë në krime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë së Shtetit, dha sot detaje nga megaoperacioni ‘Flakë në det’.

Sipas drejtori të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u pikasën dy mjete lundruese që shkëmbenin ‘mallin’.

Sipas policisë, shtetasit që ndodheshin në velerië, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues, ndërsa personat që ndodheshin në bord, janë arrestuar.

“Operacioni i koduar ‘Flakë në det’, i finalizuar në bazë të inteligjencës policore. Filloi pas njoftimit për lëvizjen e një mjeti lundrues nga Laguna Patoku në jug-perëndim.

Ka kontaktuar në det një tjetër mjet, dhe dy personat në dy mjete kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Shtetasit në Velierë kur kanë konstatuar policinë, i kanë vënë zjarrin mjetit dhe kanë tentuar të largohen me një barkë por janë kapur në flagrancë. Po ashtu janë arrestuar 24 shqiptar dhe 2 ukrainas. 23 kg drogë e sekuestruar”, tha ai.

Në vijim, Rrumbullaku tha se GJKKO ka caktuar masën e sigurisë me burg për veprën kriminale të trafikimit të drogës në kuadër të organizatës kriminale, për 4 shtetas. Rrumbullaku konfirmoi arrestimin e shefit të Komisariatit Kurbin, Dritan Meta, ndërkohë që tha se 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

“Në vijim të hetimeve intensive dhe të pandërprera në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit:

Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe;

Arben Dalipaj, banues në Vlorë;

Roland Guza, banues në Durrës;

Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera”, tha kryepolici.

Rrumbullaku tha se operacioni në fjalë nuk ka pasur asnjë dekonspirim, ndërsa u shpreh se ka pasur dijeni prej kohësh lidhur me hetimin që u finalizua sot.

Operacioni i sotëm është në kuadrin e operacionit të zhvilluar pak kohë më parë ku u arrestuan 6 shtetas, 4 shqiptarë dhe dy ukrainas, që po shkëmbenin drogën në det.

Rrumbullaku tha se tashmë Policia e Shtetit po veproin duke sekuestruar pronat e të arrestuarve nga ky operacion.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Etiketa: detajeKryesore1operacionRrumbullaku

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Europa në këmbët e sulmuesve, çifti me më shumë gola deri më tani

Europa në këmbët e sulmuesve, çifti me më shumë gola deri më tani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com