GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flakët jashtë kontrollit, Prefekti: Kemi vështirësi në…

23:03 - 23/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Flakët jashtë kontrollit, Prefekti: Kemi vështirësi në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj ka deklaruar se situata është jashtë kontrollit me një përhapje të ekzagjeruar të flakëve.

Pavarësisht ndihmës së marrë nga zjarrfikëset e Beratit dhe të Vlorës, Shehaj thotë se aktualisht është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve në afërsi të banesave dhe forcat zjarrfikëse spo monitorojnë zonën, duke u përhapur përgjatë gjithë perimetrit të zjarrit.

“Situata sikurse e shikoni edhe vetë ka një përhapje të ekzagjeruar të zjarrit. Një sipërfaqe të përhapur të vështirë për të ndërhyrë me mjete dhe forca, edhe për arsye të terrenit. Po adresojmë forcat zjarrfikëset sipas prioriteteve, duke siguruar më parë mbrojtjen e banesave. Aktualisht kemi arritur ta disiplinojmë zjarrin rreth banesave, duke ruajtur banesat dhe banorët që rrezikoheshin. Forcat zjarrfikëse janë përhapur sipas perimetrit të zjarrit dhe po monitorojmë dhe izolojmë vatrat.

Aktualisht kemi aktivizuar forcat dhe mjetet zjarrfikëse jo vetëm nga qarku i Fierit, por edhe zona të tjera si qarku i Vlorës dhe Beratit. Nga qarku i Beratit kemi forca zjarrfikëse të ardhura nga Bashkia Berat, Dimal, Kuçovë. Përveç kapaciteteve tona në ndihmë kanë ardhur edhe forca zjarrfikëse të Bengersit dhe Albpetrolit”- deklaroi Shehaj.

I pyetur nëse janë dëmtuar banesa, stacione, grype nafte apo stacion elektrik i djegur, Prefekti i Qarkut të Fierit shprehet se zjarri është evituar nga banesat dhe nënstacioni elektrik në Patos, megjithatë mjetet zjarrfikëse po hasin vështirësi në mbushjen me ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Aktualisht nuk kemi dëmtime të banesave. Kemi pasur një dëmtim pranë nënstacionit elektrik në Patos, pro zjarri është evituar. Edhe në banesa nuk ka flakë. Tani kemi vështirësi për mbushjen e mjeteve zjarrfikëse për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Ndërprerja e energjisë ishte e nevojshme për mostakimin e linjave elektrike, për shkak se djegia e telave elektrik, përcjellësve, do të shkaktonte një tjetër vatër zjarri”- u shpreh Shehaj.

Por, a do të ngrihet një komision për vlerësimin e dëmeve? Shehaj përgjigjet se edhe në këtë rast do të ndiqet procedura.

“Gjithmon pas çdo rasti zjarri ndiqet procedura e evidentimit të dëmeve për të parë natyrën e dëmeve sipas sipërfaqeve, mund të ketë shkurre bimësi pyjore dhe pemë frutore, banesa apo dëme ekonomike në gjënë e gjallë”- tha Shehaj.

Etiketa: prefekti

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Zjarri tek fabrika/ Rrezikohet restoranti, anulohet dasma

Zjarri tek fabrika/ Rrezikohet restoranti, anulohet dasma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com