GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Flamur Noka bën paralajmërimin: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe marrin selinë blu

22:44 - 28/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Flamur Noka: Ja kur e kishte planifikuar Berisha ngritjen e “Foltores”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, deputeti PD-së dhe ish-ministri i brendshëm, Flamur Noka, ka thënë se nëse Basha nuk ikën në datën 5 janar nga zyra, në 8 janar do jenë demokratët ata që do ta nxjerrin.

“Nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqësor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum” – tha Noka.

Por anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin në PD, Roland Bejko, i pyetur nëse do të jetë në zyrat qendrore të PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, ai tha se nëse sulmohet selia nga njerëzit e Berishës, e mbron Policia.

“Unë roje s’jam, as gardian! Nëse sulmohet selia blu nga njerëzit e Berishës, ka kush e mbron për atë. Na mbron Policia” – deklaroi Bejko.

Me sa shikohet demokratët e protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha kundër qeverisë në Bulevard, në fillim do të mbarojnë me Bashën në selinë qendrore në PD dhe më pas do turren drejt Kryeministrisë.

Berisha është shprehur se pranvera e vitit 2022 do jetë me valë protestash deri në detyrimin e kryeministrit Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin qershor ose korrik 2022.

Etiketa: Demokratetflamur nokaKryesore1paralajmerimSelia

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Zbulohet skandali, Ronaldo ‘bullizon’ lojtarin e United

Cristiano Ronaldo është mbreti i futbollit... në rrjetet sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një person me aftësi të kufizuara ka humbur jetën nga asfiksia mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij është përfshirë...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com