Flamurtari vijon punën në merkato me synim përforcimin e organikës për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ku sërish objektivi kryesor do të jetë rikthimi në Superiore. Së fundmi, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, vlonjatët zbulojnë firmën me portierin Aldo Teqja.
28-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Bylisit, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar edhe në radhët e Partizanit. Një portier me eksperiencë për kuqezinjtë e trajnerit Emiliano Çela me Teqjen që shndërrohet në transferimin e katërt për Flamurtarin deri më tani.
Kujtojmë se më parë, vlonjatët kanë transferuar edhe emra si Silvio Zogaj, Elvi Berisha dhe Antonio Ilieski.
Discussion about this post