GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në episodin e radhës të podcastit “Flasim” historitë e dy shqiptarëve që janë kthyer nga emigracioni për të ndërtuar jetën dhe bizneset e tyre në Shqipëri.

Kryeministri ka treguar se si Malësia e Madhe dhe Përmeti kanë ndryshuar gjatë viteve të qeverisjes së tij.

“Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, tha Rama.

Rama deklaron se nga dy vende të pashpresë janë kthyer në destinacione të Shqipërisë së re ndërkohë që sipas tij në bulevardin e Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe ekraneve.

Të ftuarit e këtij episodi ishin Kanto Gashi, i cili u kthye në vendlindje pas 32 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Ergi nga Përmeti, që u rikthye në Shqipëri në vitin 2017, pas studimeve dhe eksperiencës së punës në Londër.

Gjatë bisedës, Rama vuri në dukje ndryshimin që kanë pësuar Malësia e Madhe dhe Përmeti, të cilat, sipas tij, nga zona që dikur dukeshin pa perspektivë, janë kthyer në destinacione turistike.

Kanto Gashi rrëfeu largimin nga Shqipëria në vitin 1990, kur së bashku me tre kushërinj kaloi kufirin në këmbë, për të kërkuar më pas statusin e refugjatit. Pas disa muajsh në Beograd, ai udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara, ku fillimisht u vendos në Filadelfia dhe më pas në Detroit, ku jetoi për 32 vjet.

Në Amerikë, Gashi nisi punën si bojaxhi dhe më vonë zgjeroi aftësitë në punime të ndryshme ndërtimi, duke arritur të menaxhonte projekte dhe të rriste familjen e tij. Ai tregoi se fëmijët e tij kanë lindur dhe janë rritur në SHBA, ndërsa rikthimi në Shqipëri shënon një kapitull të ri në jetën e tij.

Ndërkohë, Ergi tregoi se kishte shkuar në Londër me vizë studentore, ku përfundoi gjimnazin dhe më pas studimet universitare për art, dizajn grafik dhe komunikim. Pas kthimit, ai punoi në Shqipëri si dizajner dhe më vonë, pas pandemisë, u angazhua në biznesin e hotelerisë dhe turizmit.

Një nga projektet e tij është ndërtimi i një hoteli në Përmet, një nismë që fillimisht nuk e kishte bindur plotësisht të atin, por që tashmë është kthyer në një burim motivimi për të.

Përmes historive të dy të ftuarve, episodi trajton arsyet që i shtyjnë shqiptarët të rikthehen në vend, mundësitë për të investuar dhe rëndësinë e lidhjes me vendlindjen.

Kanto Gashi: Kanto, ky emri Kanto nga vjen? E kam zgjedh, e kam gjet që asht nji ishull në Japoni, asht edhe nji emen i inxhinierit gjerman. Se ku ka ardhë, Kanto i parë në Malësi e ka pas nji prej Shkrelit, edhe e kena trashëgu kët emën. Ai mund ta din origjinalitetin, kështu që na e kena trashëgu, thjesht at emen. Mund të jenë nja 20-30 në Malësi që e kanë emnin Kanto. Jo. Jo, ashiqare, nuk duhet. 36 vite përpara. Kam bërë 36 vjet, me 8 gusht, që kam kthy shpinën, në atë kohë. Rruga e arratisjes, kishim dalë, domethënë, ishte pak e rrezikshme për atë kohë, fillimi ishte., kisha vetëm, e kisha me familjen, ikëm katër kushërinj përnjëherë.

Të dy vëllezërit, kisha një vëlla me një kushëri të parë. Kemi pas shtëpinë afër aty, kemi .Ishte e paqartë, ishte viti ’90. U bë plenumi, mbledhja e komitetit qëndror, u dhanë të drejtat mos të konsiderohet më arratisur politik, por ekonomik. Për këtë arsye na dha atë shtysën më të madhe me e provu këtë punë, dhe bëmë disa tentativa kemi ardhë në Tiranë herën e parë, kishim ndërmend me u fut në ambasada, nuk u realizua dhe në fund pamë se e vetmja rrugë me e qenë me u arratis ishte vetëm në këmbë nga mali. Më në fund kontaktuam ca djem, ca miq aty ku shërbeja unë ushtar unë isha në Bilisht domethënë bëmë atë, gjetëm ata djemtë dhe dolëm në Jugosllavi, aplikuam për status refugjati, e fituam. Me not, 2 kilometra, po. 2 kilometra ashtu. 

Natën, pas orës 11 të natës kemi hyrë. Atëherë fituam status.Të parët ishin domethënë ca malësorë aty nga ana tjetër e liqenit. Dolëm të zbathur, me ecur ashtu i kishim tokat private. Pyjet, shohim tash këtë shkurret me ferra. Kemi ecur ca metra deisa dolëm te shtëpia e parë. Aty lehte qeni. Ndërkohë duket ushtarët se ishte posta e kufirit aty afër, dhe na panë. Sa hymë aty brenda se na bënë me hëngër, erdhën ushtarët zviceranë. Thanë: ‘Kemi parë që kanë dalë disa’. Po thanë ata, po hëngër bukë. Sapo hëngër bukë, do vijmë me i marrë. Malësorët ishin shqiptarë, po. Na dhanë teshat, na mbuluan me veshmbathje, dhe erdhën na morën ushtarët. Na dhanë batanije. Dhe të nesërmen në mëngjes aty.Atëherë na çuan në Beograd. Në Beograd aplikuam për statusin e refugjatit. Mbas 4 muajsh, e fituam. Kemi qëndruar aty… u kthyem në Shqipëri me leje, kaluam vitin e ri. Nga Shqipëria kemi udhëtuar për në Amerikë. Na tërhoqën. Asnjë gjë.

Thjesht ishte shkruajtur. ata kishin thënë, janë shqiptarë, ne ishim të rinj atë kohë, na tërhoqën… katër kushërinjtë që ishim ne. Filadelfia kemi shkuar për herë të parë. Ishte ky tipi, ky ishte, Hasani ishte aty. Kemi ndenjur atje 8 muaj, atëherë u zhvendosëm se kishim komunitet në Miçigan, ikëm në Miçigan. Atje kam jetuar në Detroit 32 vjet. Detroit ke qenë. komunitet shqiptar i madh, i madh është po. Nuk do të thotë se ne në Detroit i kishim shtëpitë pak si të hapura ne, jemi mësuar njëri me tjetrin, grumbulloheshim. Fshat shqiptar në Shtetet e Bashkuara.Kam filluar si bojaxhi. Lindi nevoja me bë edhe ndonjë punë tjetër, me rregulluar ndonjëherë atëher. mësuam vetë se duhet me ditur më shumë se vetëm një profesion. Mësuam me rregulluar kartonxhips, me rregulluar mure, me lyer, me vënë dritare, dyer… derisa arrita me marrë projekte, domethënë… kam punuar për menaxhim ashtu. Kam rritur tre fëmijë atje me këtë punë. Fëmijët janë, dy djem, një vajzë. I madhi është 33, është i martuar. Ka një vajzë. Ka bërë gjyshin. Po, kanë lind atje vetë. Unë, ndërkohë ti rrije atje, kishe qejf të rrisje atje. I kisha ata atje të gjithë. Atje janë, po. 

Ergi: Ikja ime ishte pak më e thjeshtë. Unë mora vizën studentore për të vazhduar gjimnazin. Përfundova gjimnazin në Londër. Pastaj universitetin. U pranova në University of Westminster, për art e grafik komunikim, dizajn. Dhe me sa kam krahasuar edhe me kolegë të tjerë këtu, është pak a shumë e njëjta gjë që bëjmë… që bëjmë dhe këtu në Tiranë, në Shqipëri dhe në Londër, thjesht ishte eksperienca që ishte pak më ndryshe, eksperienca e universitetit. Jeta e konvikteve domethënë, është pak a shumë si nëpër filma. Kryesisht projektet e shkollës ishin… sidomos duke krahasuar me edukimin në Shqipëri, për mua ishte shumë e thjeshtë për shkak se nuk kishte provime ose nuk ishin… ishte thjesht me projekte, në bazë të çfarë po mësonim për momentin, tipografi për shembull, që ishte nga të preferuarat e mia, ose projekte arti në përgjithësi. Fare. Sa herë që vija për pushime verore, largohesha i mërzitur. Edhe prindërit e mi nuk e kuptonin këtë gjë që… normalisht në aeroport mërziteshin që ikja, ata gjithmonë thonin mos u kthe. Kurse tani nuk duan që unë të iki.

Normalisht se janë bërë edhe gjyshër dhe janë shumë të lumtur që jemi të gjithë bashkë këtu. Universitetin kryesisht. Ishte periudha që kam shijuar më shumë, sepse bëra shkollën e artit. Fillova punë në profesion. Kjo ishte eksperienca e parë, dhe pata fatin, kam përshtypjen që dhe diploma e huaj më hapi më shumë dyer në një lloj mënyre, edhe pata fatin të punoja në kompanitë më të mira dhe.Te Agna. Aty mësova çdo gjë për punën, në fakt. Më trajnuan praktikisht nga zero, edhe në intervistë u thashë unë nuk ia kam shumë idenë si funksionon puna. Isha totalisht i sinqertë domethënë, që thjesht diplomën sapo e kisha marrë, por u treguan shumë të mirë me mua. Më trajnuan, më mësuan çdo gjë nga puna dhe praktikisht çdo gjë që përdora në punë si dizajner, i kam mësuar të gjitha aty.

Pas COVID-it pastaj, hymë në biznesin e parë në hoteleri dhe turizëm që nisa në Tiranë, që është një nga mundimet e prindërve të mi që unë mos të largohesha më nga Shqipëria. Më thanë: Po sikur të bësh këtë gjë? Shkoj shumë shpesh. Babai im shkon më shpesh. E ka më shumë pasion, se ka bërë gjëra në tokën e vet. Ka bletë, ka të mbjella, ka vreshta, ka bërë dhe një ndërtesë të veten, këto 15 vitet e fundit, edhe është shumë i kënaqur. Edhe në fillim kur nisa idenë e Përmetit që të hoteli që po ndërtojmë, ishte totalisht ideja ime, edhe babi nuk ishte shumë pro në fillim. Kurse tani është një nga motivuesit më të mëdhenj, që thotë të fillojmë, ta nisim. Zgjoi kohën… pavarësisht se unë dua të pres momentin e duhur. Babi im ka një metodë pune që me atë shton ujë, shton miell, kurse unë preferoj të kem gjithë kapitalin e duhur përpara se të filloj punën se nuk është diçka e vogël.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…
Breaking Views

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

11:06 - 11/10/26
Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari
Aktualitet

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26
Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut
Sport

Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

10:31 - 11/10/26
Para
Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…
Breaking Views

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

11:06 - 11/10/26

Gjatë bisedës me të ftuarit në podcast-in “Flasim”, ku njëri prej tyre tha se u qëndron larg rrjeteve sociale, kryeministri...

Lexo më shumë
Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26
Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26
Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

10:31 - 11/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com