GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Flasin me gjuhë komunistësh”, Berisha akuza të forta qeverisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Flasin me gjuhë komunistësh”, Berisha akuza të forta qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën e përbashkët me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë së Edi Ramës. Ai u shpreh se anëtarët e kabinetit flasin me një gjuhë komunistësh dhe se kanë një propagandë që i shërbën krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas Berishës, Shqipëria për ndërkombëtarët cilësohet si “Kolumbia “ e Evropës.

Shqipëria nga raportet ndërkombëtare konsiderohet si “Kolumbia” e Evropës. Protesta e 6 dhjetorit do të tregojë se ne nuk dorëzohemi, do të luftojmë për vlerat tona dhe europiane dhe kundër të zezave të panumërta të kësaj qeverie. Zëri ynë në protestës është mesazh për Europën se ne nuk pajtohemi me autokracinë.01:53/07:55

Protestat nuk prishin imazhin e vendit por keqqeverisja e korrupsionit të Ramës, vendosja e monizmit të plotë dhe shkatërrimin e kushtetutës dhe shtetit ligjor.

Imazhin e dëmtojnë fabrikat dhe laboratorët e drogës së PS-së, Saimir Tahiri e qeveritarë të tjerë që drejtonin drogën drejt Evropës, Edi Rama, Ahmetaj, Veliaj e të tjerë që kanë vjedhur nga afera e Inceneratorëve.

Imazhin e prish përvetësimi i portit të Durrësit nga Rama dhe arabi i tij, me ndërtimin e pallateve nga një kompani që s’do paguajë asnjë taksë. Imazhin e Shqipërisë e prish pastrimi i parave, e rrënon Olsi Rama i cili pasi ka vjedhur 2.2 milionë euro me call centerat e tij, ia mbath për në Dubai.

Së fundmi dy fjalë për protestën, pretendimi se mos na dëgjojë bota se gëzohen armiqtë është koncept komunist. Propaganda e Ramës i shërben krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të gjithë autokratët që akuzojnë kundërshtarët janë njësoj si komunistët në botë, kanë të njëjtën gjuhë.
Të dashur demokrate dhe demokratë, PD është forca më perëndimore e shqiptarëve, ka bërë shumë për integrimin në institucionet perëndimore të Shqipërisë.

PD hoqi vizat me BE-në, anëtarësoi vendin në NATO, ka votuar në çdo rezolutë pro Perëndimit ndaj dhe vendi i saj në 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë.

Etiketa: Partia DemokratikeSali BerishaShqiperi

Lajme të lidhura

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit
Aktualitet

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

16:45 - 06/10/26
Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së
Aktualitet

Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

16:32 - 06/10/26
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
Aktualitet

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Para
Akuza e Berishës: Rama ka vendosur nën terror tre media në Shqipëri

Akuza e Berishës: Rama ka vendosur nën terror tre media në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
Aktualitet

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26

Mediat në Rusi raportojnë për një vdekje të dytë nga murtaja në një spital në rajonin e Irkutskut, pas vdekjes...

Lexo më shumë
Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

16:45 - 06/10/26
Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

16:32 - 06/10/26
Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

16:14 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com