GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Flet dëshmitari i vrasjes ditën e djeshme në Tiranë: Autori e qelloi mbas shpine, u kthye ta shihte a kishte vdekur

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Ky është Kudret Saliaj, i riu që u qëllua për vdekje nga ish-vjehrri i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lokali ku ndodhi dje krimi i rëndë, ku vjehrri qëlloi për vdekje bashkëshortin e së bijës, me të cilin ishin në proces divorci, është një nga më të frekuentuarit në atë zonë, kjo edhe për arsye se ndodhet pranë Gjykatës së Tiranës.

Kryesisht frekuentohet nga avokatët dhe klientët e tyre, por edhe nga gazetarë. E njëjta situatë ka qenë edhe dje. Në lokal ndodhej viktima me avokatin e tij, por edhe autori, ndonëse në një tjetër tavolinë. Ndërsa dëshmitarët kanë qenë të shumtë.

Pas të shtënave, shumë pak persona kanë qëndruar brenda, të tjerët kanë nxituar të dalin nga aty, pasi kanë qëndruar barkas për pak sekonda, derisa nuk kanë dëgjuar më krisma dhe kanë parë autorin të dalë jashtë. Policia ka marrë në pyetje disa prej dëshmitarëve që kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Një prej dëshmitarëve të vrasjes së Kudret Saliajt dje në Tiranë ka treguar momentin e ngjarjes që shkaktoi panik në lokalin ku ai po pinte kafe. Dëshmitari, i cili nuk preferon të identifikohet me emër, tregon se viktima ka qenë në tavolinë më burrin që mbeti i plagosur (avokati i tij Adriatik Cama) dhe me një grua, që ishte punonjëse sociale, e cila do merrte pjesë në procesin e divorcit.

Ai thotë se në një tjetër tavolinë ka qenë i ulur edhe autori i ngjarjes (Mexhit Picarit), ndërsa kur e pyesim nëse viktima ka pasur me vete edhe djalin, ashtu siç u raportua dje në media, dëshmitari tregon se nuk ka parë fëmijë në tavolinë, por as në lokal.

“Fëmija mund të ketë qenë jashtë dhe ka ardhur pas ngjarjes, por aty unë nuk kam vënë re të kishte fëmijë”, tregon dëshmitari. Më tej, ai tregon rrethanat se si ndodhi ngjarja.

“Autori është ngritur nga tavolina ku ishte ulur dhe i ka shkuar viktimës nga pas. Nuk e di pse viktima është ngritur në këmbë para se të qëllohej, por fiks në momentin që është dëgjuar krisma e parë viktima ishte në këmbë. Por nuk ka arritur të kthehej përballë autorit, pasi ai e ka qëlluar pas shpine. Kam dëgjuar 5-6 të shtëna dhe kam nxituar të dal jashtë, sapo pashë që krismat pushuan dhe autori po nxitonte të largohej”, tregon dëshmitari.

Ai e përshkruan autorin si polic apo ushtarak, pasi sipas tij ishte shumë këmbëngulës dhe qëlloi disa herë nga afër. Ndërsa tregon se pas të shtënës së tretë viktima u rrëzua në tokë, ndërsa autori u kthye edhe një herë për t’u siguruar që ai kishte vdekur.

“Na kapi paniku të gjithëve sa ishim në lokal dhe disa u shtrinë barkas e të tjerë nxituan të largoheshin. Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Plumbat mund të mos kursenin asnjërin prej nesh”, shprehet dëshmitari.

Përveç deklarimeve që u janë marrë dëshmitarëve nga oficerët e grupit hetimor, janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Përmes tyre dhe dëshmitarëve do të plotësohet dosja e plotë dhe referimi që do të depozitohet në Prokurorinë e Tiranës, për “Vrasje me dashje”./Panorama.al

Etiketa: Dhurata SaliajKrime ZgjedhoreKudret SaliajTirane

Lajme të lidhura

Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të
Sport

Formacioni/ Më të mirët e javës së 3-të të Superiores, përzgjidhen lojtarët dhe trajneri fitues

14:00 - 07/09/26
Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’
Aktualitet

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’

17:14 - 04/09/26
Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve
Aktualitet

Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve

11:38 - 01/09/26
Para
Dita e Mjedisit, “Integrated Energy” pastron liqenin e Prushit

Dita e Mjedisit, “Integrated Energy” pastron liqenin e Prushit

TË FUNDIT

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26

Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtësim të...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com