GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Flet trajneri çek: Nuk do lejojmë të përsëritet ndeshja e vitit të kaluar

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet trajneri çek: Nuk do lejojmë të përsëritet ndeshja e vitit të kaluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria luan ndeshjen e parë të nëntorit përballë Republikës Çeke në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Trajneri çek, Ivan Hašek ka folur në konferencën për shtyp, duke thënë se i ka marrë masat përballë kuqezinjve dhe kërkon të shmanget ndeshja e vitit të kaluar, ku Shqipëria triumfoi 3-0 përballë Çekisë në kualifikueset e Europianit.

Mbrojtja? Prisnim disa mungesa, por në fund rezultuan tre. Por ne kemi lojtarë që kanë përvojë në futbollin ndërkombëtar, i kemi përzgjedhur në bazë të formës aktuale dhe besoj se të gjithë do t’ia dalin.

Formacioni? Mbi të gjitha uroj që të gjithë të përballojnë sa më mirë stërvitjen e fundit dhe të jenë të në formë. Ne kemi përgatitur variante të ndryshme.

Barazimi një sukses? Ne kemi një synim të qartë dhe ai është të dalim nga grupi si vend i parë. Në lojë është edhe Botërori, ndaj duam të përfundojmë të parët në tabelë edhe nga ky këndvështrim. Nuk do të bëj llogaritje ose nuk do të them se do të bëja një barazim. Qëllimi është fitimi i grupit.

Ndryshim nga ndeshja e parë? I kemi parë në disa ndeshje. Shqipëria ka një ekip cilësor me një trajner të shkëlqyer. Është një skuadër që mund të luajë të gjitha stilet, të sulmojë lart, por në të njëjtën kohë mund të luajë pa problem në mes ose në bllokun e thellë dhe të shkojë në kundërsulme. Ata kanë lojtarë cilësorë për këtë. Nuk duam të përsëritet ajo që ndodhi në ndeshjen e vitit të kaluar, kur lojtarët iu nënshtruan atmosferës, bënë shumë gabime dhe dështuan në kundërsulme. Kalimi në sulm nga Shqipëria është shumë i shpejtë dhe vdekjeprurës.

Goditjet nga distanca të Shqipërisë? Ne dimë për të gjithë lojtarët që mund të shënojnë një gol të tillë. Ne do të përpiqemi të mbrohemi në atë mënyrë që të mos i lëmë në situata të ngjashme, sepse këto janë situata të rrezikshme. E dimë që lojtarët shqiptarë janë shumë të mirë në këtë.

gijotina.com/

Etiketa: shqiperi-ceki

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
“I kemi të gjitha cilësitë për t’u kualifikuar për në Kupën e Botës”, Ajeti në konferencë me Sylvinhon

"I kemi të gjitha cilësitë për t'u kualifikuar për në Kupën e Botës", Ajeti në konferencë me Sylvinhon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com